Xhaka : Nëse shkoj në ekip të madh, nuk qëndroj në stol

0

xhakaKlubet e interesuara për Granit Xhakën janë vënë në aksion, pasi mesfushori i Borussia Monchengladbachut ka thënë se do t’i pëlqente kalimi te ndonjë klub më i madh. Arsenali, Chelsea e Liverpooli, janë disa nga klubet e interesuara për shërbimet e futbollistit shqiptar, i cili po kalon një formë të mirë në kampionatin gjerman. “Gladbachu është një top klub. Por, nëse do të shkoja te ndonjë top, top-klub, do të doja që të luaja atje në mënyrë të rregullt”. “Unë nuk jam nga ata lojtarë që qëndrojnë në pankinë rezervë”, ka qartësuar Xhaka për Bild. Futbollisti që përfaqëson Zvicrën do t’i shërbente më shumë Arsenalit, pasi në fund të sezonit pritet të largohen Mathieu Flamini, Mikel Arteta e Tomas Rosicky.