Tregjet financiare në pikiatë për shkak të rënies së çmimit të naftës

0
126

naftaTregjet financiare në mbarë botën kanë rënë, me investitorët e zhvlerësuar nga rënia në vazhdim e çmimit të naftës dhe frikës nga impakti ndaj rritjes globale të ekonomisë.

Tregjet kryesore të Europës u mbyllën në rënie drastike, të kryesuar nga FTSE 100, që ra me 3.46 për qind, ose 203.2 pikë, në kuotën 5,673,58.

Ndërkohë, në Wall Street, treguesit e Dow Jones, S&P 500 dhe Nasdaq ranë me 20 për qind, ose më shumë nga kuota në të cilën ndodheshin.

Shumë tregje ndodhen aktualisht në të ashtuquajturin “territori i spekulimit”, siç njihet ndryshe rënia me 20 apo më shumë për qind. Dax e Gjermanisë dhe Cac 40 në Paris u mbyllën me rëniet respektive prej 2.82 dhe 3.45 për qind.

Në Londër, që nga kuota më e lartë e të gjitha kohërave, e regjistruar nga FTSE 100 më 27 prill, prej 7,103.98 pikësh, treguesi i kapitalizimit total të tregut ka rënë me 396 milionë stërlina.

Rëniet në Evropë dhe Shtetet e Bashkuara vijnë pasi tregjet financiare aziatike u mbyllën po ashtu me një rënie të fortë.

E njëjta situatë edhe në Dubai, ku u mbyllën në nivelin më të ulët të 28 muajve të fundit, ndërsa në Japoni aksionet ranë në vlerën më të ulët që prej tetorit 2014.

Edhe tregjet dhe valutat e vendeve në zhvillim u përfshinë gjithashtu nga “turbolenca”, me rublën ruse që arriti rekordin e ri të rënies, në 80.295 kundrejt dollarit.

E gjithë kjo pikiatë vjen pasi çmimet e naftës vijuan rënien, me çmimin ndërkombëtar të naftës Brend që ra 2.4 për qind, në 28.08 dollarë për fuçi, më i ulëti në 12 vjet.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency