Standard.al

Tashmë edhe TVSH me konçesion. Cani: Do të mblidhet nga kompani private

 

ministria-e-financave-655x356Ministria e Financave kërkon një sistem të ri të mbledhjes së TVSH.

Gjatë një takimi informal me gazetarët ministri i Financave Shkëlqim Cani ka deklaruar se TVSH do të mblidhet nga kompani private. Pritet që së shpejti të shpallet tender ndërkombëtar për përzgjedhjen e kompanisë.

Ministri Cani ka theksuar se ky vendim vjen si partneritet publik-privat dhe se qëllimi është mbledhja e më shumë të ardhurave.

Ndërsa zv/ministrja e Financave  Irena Beqiraj tha se kjo bëhet pasi ka problem me deklarimin e TVSH dhe se do të ketë tender për kompaninë që do të merret me mbledhjen.

Beqiraj: Ka probleme me deklarimin e TVSH pasi faturat tatimore nuk deklarohen në kohë reale. Ka probleme me evidentimin e transa ksioneve. Po ashtu ka vështirësi për gjurmimin e produkteve nga dogana te konsumatori. Ka mundësi për falsifikim të kuponave tatimore, ky falsifikimi i kuponave tatimore u konstatua nga lotaria e fundit. Tatimet e kanë të pamundur të verifikojnë çdo biznes që lëshon kupon. Duhet teknologjia për verifikimin e çdo biznesi që lëshon kupon tatimor.

Kompani të huaja kanë shprehur interes për këtë shërbim

Kujtojmë se kompani të huaja kanë shprehur interes për këtë shërbim.

Pak kohë më parë u bë e ditur se një kompani private i ka kërkuar qeverisë shqiptare që të marrë me koncension shërbimin e mbledhjes së TVSH-së, e cila ligjërisht i takon tatimeve dhe doganave.

Për këtë aryse u ngrit edhe një grup pune që kundërshtoi dhënien e këtij shërbimi me koncension, por duket se Ministria e Financave nuk ka të njëjtin qëndrim

TVSH është zëri kryesor i të ardhurave në buxhet, me 33% të totalit dhe është një ndër zërat ku po punohet më fortë në mbledhjen e detyrimeve.

Comments are closed.