Studimet shkencore: E qeshura është ilaçi më i mirë

0
122

 

e qeshura 2Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen “E qeshura është ilaçi më i mirë”, megjithatë shumë pak nga ne e dinë që ka dhënë prova se është e vërtetë. Sensi më i mirë i humorit dhe e qeshura janë të dobishme për shëndetin tuaj nga ana fizike, emocionale dhe shoqërore. Më poshtë do të gjeni disa nga arsyet pse duhet të jeni më të qeshur:

E qeshura përmirëson shëndetin emocional
E qeshura dhe humori aktivizojnë qendrat e shpërblimit dhe emocionale të trurit, duke lëshuar dopaminë, e cila ndihmon trurin të përpunoje përgjigjet emocionale dhe të përmirësoje përjetimin e kënaqësisë: serotoninë, e cila ndryshon humorin dhe edorfinë që ul dhimbjen dh stresin dhe nxit euforinë.

Luan rol thelbësor në bashkëveprimin shoqëror
E qeshura luan rol të rëndësishëm në bisedimet mes njerëzve dhe po ashtu lehtëson lidhjet shoqërore midis individëve. Sensi i humorit është çelësi i tërheqjes dhe komunikimit ndërpersonal. Një sens humori i shëndetshëm lidh miqtë dhe familjen, dhe përforcon aftësitë identitetin e grupit.

Ju bën më tërheqës
Studimet kanë treguar se njerëzit me sens humori janë më tëheqës. Meshkujt i tërheqin femrat që qeshin me shakatë e tyre. Ju bën të ndiheni më rehat kur mblidheni me shoqërinë, si nëpër festa, dhe ju lejon të zgjeroni rrethin shoqëror. Thuhet gjithashtu se sensi i humorit në një intervistë punë rrit mundësitë për të fituar vendin e punës.

Ul nivelin e ankthit dhe stresit
Humori përshkruhet si element i elasticitetit dhe ju lejon që problemet e përditshme t’i kaloni në plan të dytë. Rrit aftësitë për të përballuar situatat e vështira. Po ashtu humori ju bën të shikoni anën pozitive të gjërave.

Ndihmon në sistemin e frymëmarrjes
E qeshura është mënyra më e mirë dhe më e shpejtë në rregullimin e frymëmarrjes dhe pastrimin mushkërive. Rrit menjëherë rrahjet e zemrës, numrin e frymëmarrjeve dhe thithjen e oksigjenit. Me fjalë të tjera, e qeshura ju lejon të merrni frymë thellë, duke përmirësuar kështu frymëmarrjen, veçanërisht për ata që kanë probleme me të.

E qeshura lidhet me funksionimin e shëndetshëm të enëve të gjakut
E qeshura sjell zgjerimin e indeve që formojnë shtresën e brendshme të enëve të gjakut, duke rritur kështu qarkullimin e gjakut.

Forcon sistemin imunitar
Situatat stresuese në jetën e përditshme rrisin rrezikun e sëmundjeve infektuese dhe ato të zemrës. Sensi i humorit parandalon stresin të prekë sistemin imunitar, duke ju mbrojtur nga shumë sëmundje.

 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency