Standard.al

Raporti i OKB/ 19000 të vrarë në Irak janar 2014-tetor 2015

OKB1-500x340Kombet e Bashkuara thanë sot se rreth 19,000 njerëz janë vrarë në Irak në periudhën nga mesi i janarit 2014 deri në tetor 2015, ndërsa më shumë se 3 milionë janë larguar nga shtëpitë e tyre. Rritja e dhunës përkoi me pushtimin nga grupi Shteti Islamik i zonave të mëdha në Irakun verior dhe perëndimor, gjë që tërhoqi vëmendjen ndërkombëtare në mes të vitit 2014. Ajo përkoi gjithashtu me fillimin e sulmeve ajrore të SHBA në gusht të atij viti, sulme që kishin në shënjestër militantët. Raporti thotë se militantët besohet se mbajnë 3,500 skllave seksi, kryesisht nga pakica Yazidi, dhe vazhdojnë të kryejnë “shkelje sistematike në shkallë të gjerë si dhe abuzime me ligjin ndërkombëtar të të drejtave të njeriut.” Ai vë në dukje gjithashtu ankesat për shkelje të të drejtave nga ana e forcave pro-qeveritare

Comments are closed.