Standard.al

Konferenca e donatorëve/ Veliaj: Kam ëndërr që të pasurit të përdorin transportin publik

erion-veliaj-1Në konferencën e donatorëve “Smart City, Go Tirana” kreu i bashksië së Tiranës, Erion Veliaj deklaroi se institucioni që ai drejton ka nevojë për ndihmë në sektorin e transportit publik si dhe në çështjen e strehimit të romëve. Veliaj: Ju e dini që kemi pasur shumë debate me transportin public në Tiranë. Ëndrra ime si kryetar bashkie nuk është ku çdo i varfër eventualisht do blejë një makinë. Ëndrra ime është ku çdo i pasur eventualisht do të hipi në autobus dhe do të përdori transportin tonë publik. Ndaj shumë nga projektet që do të prezantohen sot kanë të bëjnë me parkingjet publike të cilat duam ti bëjmë me një partnetitet publik privat,a shut sic kemi filluar dhe duam të ngremë 10-11 të tilla. Do të flasim për rrjetin minimal të korsive të biçikletave. Nuk mjafton vetëm një pilot që kemi nisur në hyrje të Tiranës. Kemi një ambicje ta shtrijmë këtë projekt në të gjithë Tiranën. Ne do të ndërtojmë dy terminale për të cilat jemi të hapur për partenritet publik-privat. Partenritet në terminalet e autobusëve, ose sistemin multi modal. Ne duam gjithashtu që të përmirësojmë shërbimet në Tiranë. Disa nga projektet kanë të bëjnë me fuqizmin dhe përdorimin e teknologjisë së informacionit për one stop shop e Bashkisë së Tiranës dhe ambicjen që ne kemi që qytetarët mos shkojnë nga një zyrë tek tjetra me kapicë dokumentash, por të kenë mundësinë ti bëjnë ato në mënyrë sa më të thjeshtë dhe sa më të lehtë të mundshme. Për disa tema që janë tema të nxehta sociale, ju keni vënë re që bashkia e Tiranës nuk preferon të flaës dhe të bëjë seminare, por preferon të të japë zgjidhje. Një prej temave më të nxehtë, strehimi i romëve, si bashkëhartues i planit të veprimit për 10 vitet e ardhshme për komunitetin rom, jam shumë i qartë se çfarë duhet të bëjmë dhe kjo është arsyeja sepse nga shumë donatorë nuk kërkojmë seminare dhe konferenca, por kërkojmë njësi strehimi.

Comments are closed.