Sulmet ajrore në Jemen shkaktojnë dhjetra viktima

0
132

jemenTë paktën 26 persona kanë mbetur të vdekur, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror të kryer nga koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite në kryeqytetin e Jemenit, Sana. Lajmi është bërë i ditur nga burime të rebelëve Huthi, të cilët kanë nënkontroll kryeqytetin. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se avionët kanë goditur një ndërtesë, e cila përdorej si stacion policore. Nën rrënojat e ndërtesës mendohet të ketë ende persona të bllokuar. Nga sulmi i fundit ka pësuar dëmtime edhe një xhami aty pranë. Që prej muajit mars, koalicioni i udhëhequr nga Arabia Saudite kryen sulme pothuajse çdo ditë ndaj objektivave të rebelëve Huthi në Jemen, të cilët mbështeten nga Irani. Sipas raporteve të fundit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 5800 persona janë vrarë në Jemen që prej muajit mars, rreth gjysma prej tyre civilë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency