Parlamenti i Maqedonisë miraton shpërbërjen

0
149

kuvend_692633748Presidenti i Maqedonisë, George Ivanov, i dha mandatin për formimin e qeverisë së re teknike, Emil Dimitrievit, Sekretarit të Përgjithshëm të Partisë në pushtet, VMRO-DPMNE.

Kuvendi konstatoi më herët dorëheqjen e Kryeministrit Nikolla Gruesvki nga funksioni i kryeministrit të Maqedonisë, si edhe miratoi me 73 vota pro vendimin për shpërbërjen e Kuvendit.

Me propozimin e koalicionit qeveritar VMRO-DPMNE dhe BDI përbërja aktuale parlamentare do të jetë funksionale deri më 24 shkurt, datë kur hyn në fuqi vendimi për shpërbërje të Kuvendit. Dy partitë qeverisëse, nënvizuan se do t’i përmbahen marrëveshjes së Përzhinos, veçanërisht me pikën 5, që saktëson se zgjedhjet e reja duhet të kryhen në fund të muajit prill.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency