Në 29 shkurt Hoeness del nga burgu

0
150

hoNë datën 29 Shkurt, ish presidenti i Bayernit të Mynihut, Uli Hoeness do të lirohet përfumimisht nga burgu ku ndodhet që prej qershorit të vitit 2014 pasi u shpall fajtor për evazion fiskal. Lajmin e bën të ditur gazeta “Bild” që thekson se aktualisht Hoeness ndodhet në burgun e Landsberg ku po vuan dënimin. Sipas të dhënave, gjykata la vendosur që ish drejtuesi i lartë i Bayernit të rikthehet në liri pasi i ka paguar të gjitha detyrimet dhe për më tepër, sjellja e tij gjatë periudhës së burgimit ka qenë korrekte. Gjatë muajve të fundit, Hoeness ka nisur të punojë në lavanderinë e burgut dhe ka respektuar afatet e lirisë me kusht. Sipas vendimit të marrë nga gjykata, dëmi që ai u ka shkaktuar qytetarëve gjermanë është shlyer, por tashmë ai nuk mund të jetë më pjesë e tregut të aksionerëve. Gjithsesi ky është një vendim që nuk e cënon aspak ish kreun e klubit më të fuqishëm të Gjermanisë, i cili më në fund do të jetë një njeri i lirë. Çështja ndaj tij u hap në muajin Prill të vitit 2013 dhe pas disa muajve gjykim Hoeness e pranoi fajin pasi evitoi pagesën e 28.5 milionë eurove taksa. Që prej muajit Janar, ai po kryen dënim të redktuar pasi gjatë ditës mund të dalë nga burgu por duhet të kthehet në orët e mbrëmjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency