Mbreti Harold feston 25 vjetorin e fronit me një festë në Oslo

0
214

mbretiFamilja mbretërore norvegjeze ka festuar 25 vjetorin në fron të mbretit Harold, përmes një feste në ski jashtë pallatit mbretëror në Oslo.

Turma njerëzish u mblodhën për të përshëndetur dhe uruar familje mbretërore, ndërsa u organizuan edhe disa aktivitete si snoëbording, ski dhe një rrëshkitëse akulli.

Më herët, familja mbretërore mori pjesë në një shërbim në kishë enkas për përvjetorin e mbretit norvegjez, ku morën pjesë edhe mbretëresha e Danimarkës, Margaret si dhe mbreti Carl Gustav i Suedisë dhe mbretëresha Silvia.

Mbreti harold i pestë, ka lindur në vitin 1937. Ai u kurorëzua mbreti i Norvegjisë në vitin 1991, pas vdekjes së babait të tij, Olav, nga një atak kardiak.

Ai u martua me Sonjën, një qytetare e thjeshtë dhe kanë bashkë 2 fëmijë, princin Haakon dhe princeshën Martha Louise dhe kanë 5 nipër e mbesa.

Në këto pamje, familja mbretërore duket se e ka shijuar më së miri këtë feste në aktivitete të ndryshme.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency