Dobrindt apel Merkel: T’u mbyllim dyert emigrantëve

0
147

epa05105326 Refugees walk in the snow at a police clearing station in Passau, Germany, 16 January 2016. The train will tranport these migrants to live in federal state North Rhine-Westphalia. Destinations change daily to distribute refugees all over Germany.  EPA/ARMIN WEIGEL

Ministri gjerman i Transporteve, Alexander Dobrindt i ka bërë thirrje kancelares Angela Merkel që të bëhet gati të mbyllë kufijtë e Gjermanisë. Ai ka deklaruar se u duhet ndaluar hyrja emigrantëve, duke nënvizuar se Berlini duhet të veprojë edhe i vetëm nëse nuk do të arrihet të gjehet një zgjidhje në nivel europian. Në një intervistë për të përditshmen “Muencher Merkur”, Dobrindt, eksponent i CSU-së bavareze, ka deklaruar se vendi nuk mund t’i tregojë botës “një fytyrë shumë miqësore”. Ai i është referuar kështu shprehjes së përdorur nga Merkel në shtator, kur emigrantët filluan të mbërrinin në vend. “Dhe nëse numri i të ardhurve nuk do të zbresë së shpejti, atëherë Gjermania duhet të veprojë e vetme. Unë mendoj se duhet të përgatitemi në rast se nuk do të jemi në gjendje të shmangim mbylljen e kufijve”, ka thënë Dobrindt.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency