Bashkia Tiranë/ Historiani Kristo Frashëri merr titullin “Qytetar Nderi”

0
160

 

veliaj-kristo-frasheri-655x356Akademikut dhe historianit të njohur, Kristo Frashëri i është dhënë  titulli “Qytetar Nderi”.  Në një ceremoni të organizuar në ambientet e Bashkisë së Tiranës, ku ishin të pranishëm familjarë të historianit të njohur, kryebashkiaku Veliaj i akordoi titullin Prof. Frashërit, i cili ishte miratuar me vendim të Këshillit Bashkiak që në vitin 2012, me propozim të grupit të këshilltarëve të majtë. “Në emër të qytetarëve të Tiranës, nderojmë Prof. Dr. Kristo Frashëri me titullin “Qytetar Nderi” për kontributin e çmuar në evidentimin e vlerave historike të qytetit të Tiranës. Kam privilegjin e madh t’ju ofroj titullin e nderit, të shpallur me vendimin Nr. 6, datë 23 Mars 2012 dhe t’ju garantoj të gjitha të drejtat e patjetërsueshme, që burojnë prej tij”, thuhet në titullin e firmosur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës.Ndërsa Prof. Frashëri ka një prodhimtari shkencore që mbulon një periudhë 70-vjeçare. Ai ka botuar me dhjetëra artikuj studimorë, referate historike, vëllime dhe monografi shkencore, që trajtojnë ngjarje, personalitete dhe procese të historisë së Shqipërisë. Historiani Frashëri mban shumë vlerësime, ndër të cilat janë dhe “Mjeshtër i madh” dhe “Nderi i Kombit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency