Zidane : Skema e re po funksionon

0
147

 

xxZinedine Zidane ka folur pas fitores së thellë prej 5-1 kundër Sporting Gijonit. Trajneri i Real Madridit, Zidane ka pohuar se djemtë e tij mund të luajnë edhe më mirë dhe se fizikisht nuk janë të përgatitur aq sa nevojitet. “Ne gjithmonë mund të bëjmë më mirë. Pjesa e parë megjithatë, ishte e shkëlqyer. Fizikisht, ne mund të përmirësojmë edhe më shumë dhe kjo është ajo që ne do të përpiqemi të bëjmë. Unë jam duke pritur të njëjtën gjë nga James Rodriguez si çdo lojtar tjetër – shumë punë, e cila është ajo që ai po bën tani.” shtoi Zidane. Francezi tha se madrilenët kanë një ekip të mirë dhe se është i kënaqur me fitoren e dytë radhazi me fitore të thellë. “Kur mora përsipër këtë ekip, unë e dija se çfarë kisha për të bërë. Ne kemi një ekip të shkëlqyer. Shënuam 5 gola në 2 ndeshje radhazi nuk është e lehtë. Në fund të sezonit, ajo që ne duam është një trofe. Ne jemi të gjithë së bashku, si një. Unë kam startuar me Iscon por ndoshta James mund të luajë në ndeshjen e ardhshme. Unë kam 25 lojtarë shumë të mirë. Nëse ne mbajmë këtë nivel që ne jemi duke luajtur, gjërat do të jenë shumë të vështira për kundërshtarët tanë”, shtoi më tutje ai.” Zidane tha se Bale, Benzema dhe Cristiano Ronaldo kanë marrë edhe detyra të reja nën drejtimin e tij. “BBC në mbrojtje? Unë besoj shumë në këtë. Ata kanë filluar që të kthehen mbrapa kur nuk kemi topin. Pjesa më e vështirë në ekipi është kur ke 25 lojtarë të shquar, është e komplikuar. Lojtarët e dinë se nëse ata vazhdojnë kështu dhe të punojnë së bashku, gjërat do të bëhen shumë më të lehta. ” përfundoi Zinedine Zidane.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency