Skënderbeu humbet përsëri në miqësore

0
125

 

Beshiktash-3Tjetër humbje për Skënderbeun në fazën përgatitore të dimrit që skuadra korçare po e zhvillon në Marbella të Spanjës. Kampionët e Shqipërisë pësuan disfatën e tretë pas atyre ndaj belgëve të Mechelen dhe gjermanëve të Preusen Munster, pasi u mposhtën në miqësoren e radhës me rezultatin 4-1 nga gjigandët ukrainas të Dynamos së Kievit. Pavarësisht humbjes, Skënderbeu zhvilloi një paraqitje pozitive duke kënaqur deri diku pritshmëritë e trajnerit Mirel Josa, i cili në këtë sfidë u dha minuta aktivizimi të gjithë futbollistëve që kishte në dispozicion. Ndaj Dynamos së Kievit realizoi golin e parë me fanellën e Skënderbeut sulmuesi brazilian Renato Carlos i njohur nga të gjithë si Renatinho, dhe cfarë goli madje. Në minutën e 75-të kur rezultati shënonte shifrat 3-0 në favor të kampionëve të Ukrainës, Renatinho pasi një mori një top nga kapiteni Bledi Shkëmbi me një goditje teknike nga distanca mposhti portierin e Dynamos, Shovkovskiy. Për t’u kthyer te fillimi i sfidës, 23 minuta i mjaftuan skuadrës së trajnerit Rebrov për të kaluar në avantazh, dhe ishte paraguaiani Derlis Gonzales ai që hapi serinë e golave. Me rezultatin 1-0 u mbyll pjesa e parë. Por pa u mbushur ende 7 minuta nga fillimi i fraksionit të dytë një gafë e rëndë e Jashanicës i dha mundësinë sulmuesit të Dynamos, Teodorczyk të dyfishonte shifrat. Në të 74-tën bomberi polak përfitoi nga një tjetër pasiguri në mbrojtjen e Skënderbeut duke e cuar në 3-0 rezultatin. Pak sekonda më vonë erdhi reagimi i formacionit të drejtuar nga trajneri Mirel Josa me brazilianin Renatinho ndërsa 2 minuta më pas kishte vend edhe për golin 4-t të skuadrës ukrainase dhe të tretin personal të sulmuesit polak Teodorczyk, këtë herë pas një gabimi në pasim të portierit Orges Shehi. Gjithçka u mbyll me rezultatin 4-1 në favor të Dynamos së Kievit. Kjo ishte miqësorja e tretë e zhvilluar mes këtyre dy skuadrave në tre vitet e fundit me të treja takimet që janë fituar nga kampionët e Ukrainës.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency