PSV fiton derbin hollandez ndaj Feyenood

0
134

 

kPSV Eindhoven fitoi 2-0 klasiken e futbollit holandez me Feyenoord duke mundur brenda në Roterdam rivalët e tyre. Ekipi i Philip Cocu fitoi ndeshjen në pjesën e dytë kur shënoi dy herë. Fillimisht ishte Moreno që realizoi në minutën e 49-të, ndërsa në fundin e saj realizoi dhe Narsing që vulosi suksesin e dytë në këtë sezon të skuadrës së tij ndaj Feyenoord, pasi e kishte mundur dhe në fazën e parë 3-1. Me këtë sukses PSV vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë në renditje duke u shkëputur tashmë 5 pikë nga roterdamasit. Ajax ruajti kreun e klasifikimit pas një fitoreje 1-0 ndaj Ado Den Haag në transfertë. Skuadra e Frand de Boer fitoi falë një goli mjaft të bukur të realizuar nga Amin Younes në minutën e 21-të, që krijoi gjithçka vetë për t’i dhënë fitoren të tijve. Vendasit iu afruan dy herë barazimit në minutën e 80-të dhe 92-të, por nuk u treguan të saktë përpara porte, ndërsa në të 94-trën Ajax mund të kishte mbyllur ndeshjen, por u ndal nga traversa.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency