Marseille rikthehet te fitorja

0
127

 

ooOlimpique Marseille u rikthye te fitorja pas katër barazimeve radhazi duke mundur 3-1 Caen në “Michel Ornano”. Ekipi i Michel mori fitoren e parë në kampionat për vitin 2016-të duke u afruar madje ndjeshëm dhe me zonën europiane. Një gol i Batshuayi, që u akordua falë teknologjisë “Goal line”, në minutën e 12-të i dha epërsinë miqve në pjesën e parë, ndërkohë që në minutën e 60-të, Nkodou ngriti në 2-0 shifrat, përpara se Rodelin të shkurtonte diferencën. Pavarësisht përpjekjeve të Caen për të barazuar, Marseille arriti të realizonte golin e 1-3 në minutën e 83-të, kur Sarr shfrytëzoi një pasim të Romao-s për të finalizuar në mënyrë fantastike. Një fitore që nxjerr nga kriza ekipin marsejez, por ndërkohë i shkakton dhe humbjen e 3-të radhazi vendasve, që gjithsesi në renditje vazhdojnë të kenë një pikë më shumë sesa Olimpique.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency