Kosovë/ Mustafa krah donatorëve ndërkombëtarë për luftën ndaj terrorizmit

0
157

mustafaRritja e ekstremizmit fetar në Kosovë dhe pjesëmarrja e madhe e të rinjve kosovarë në organizatën terroriste ISIS në Siri dhe Irak, ka alarmuar qeverinë, e cila po kërkon ndërmarrjen e masave për të parandaluar këtë dukuri.
Kryeministri Isa Mustafa kërkoi gjatë një takimi me donatorë ndërkombëtarë që të ndihmojnë në zbatimin e strategjisë nacionale për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çon në terrorizëm.

Mustafa kërkoi që strategjia të nisë të zbatohet që nga shkollat fillore, përmes ligjëratave për nxënësit e deri tek arsimi i lartë dhe fusha të tjera.

“Ky parandalim kërkon masa të ndryshme edhe në fushën e arsimit, në mënyrë që njerëzit në shkolla të edukohen në formën e atillë që mos të orientohen në mënyrë të dhunshme. Kërkon masa edhe në fushën e ekonomisë, në mënyrë që atyre t’iu sigurohet punësimi dhe mirëqenia, dhe kjo mos të jetë shkas i bashkimit me grupe të ndryshme. Kërkon po ashtu edhe masa të riedukimit të atyre që kanë qenë në fronte të ndryshme dhe kthehen, sepse paraqesin rrezik të veçantë për vendin dhe ne duhet të punojmë bashkërisht se si ata t’i riintegrojmë, por natyrisht edhe organet e drejtësisë duhet të punojnë me masa të caktuara”, theksoi Mustafa.

Në takim me donatorët ndërkombëtarë nga ambasadat e ndryshme të akredituar në Prishtinë, kryeministri Mustafa tha po ashtu se qytetarët e Kosovës janë të orientuar krejtësisht drejt vlerave amerikane dhe vlerave evropiane dhe kanë pranuar këto vlera, andaj ai tha se në luftën kundër terrorizmit Kosova është përkrah aleatëve të saj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency