Grabiti me armë një dyqan celularësh, arrestohet autori i dyshuar

0
112

 

dyNë cilësinë e provës material  u sekuestruan kapuçi, bluza dhe thika me të cilën 21-vjeçari plagosi shitësen e dyqanit. Mori 1 mln lekë të vjetra. Dyshohet se ka bashkëpunuar në 25 grabitje të tjera për të cilën policia po heton.

Alma Çuka

Policia e kryeqytetit mundi të vërë në pranga brenda dy ditëve autorin e dyshuar të grabitjes së një dyqani celularësh në rrugën “Ai Demi”.  Mbrëmjen e së premtes Fatjon Bregu 21 vjeç, i maskuar dhe armatosur me një thikë të ftohtë u fut në një dyqan celularësh dhe  pasi plagosi shitësen, mori prej andej xhiron ditore prej 1 milion lekë. Bregu ishte imaskuar me një kapuç me vija, një palë doreza me qëllim që të mos linte gjurmë.  Në momentin e arrestimit të riut iu gjet edhe një sasi lekësh, që dyshohet se u morën në dyqan.  Nga ana e Policisë menjëherë pas marjes së njoftimit është bëre e mundur kryerja e veprimeve hetimore e proceduruiale dhe si rezultat i tyre në datën 17.01.2016, është berë e mundur identifikimi dhe kapja e autorit të dyshuar i cili rezultoi të jetë shtetasi  Fatjon Bregu, 21 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë  .

Kontrolli i banesës

Menjëherë pas arrestimit policia ushtroi një kontroll të imtësishëm në banesën e 21-vjeçait. U gjetën  dhe u sekuestruan  në cilësinë e provës materiale, arma (thikë)  me të cilën kishte realizuar këtë vjedhje, teshat që kishte veshur, dorezat si dhe shalli e kapuci me të cilat kishte mundur të maskohej gjatë realizimit të vjedhjes. Gjithashtu u bë e mundur dhe sekuestrimi i një sasie nga shuma e lekëve të vjedhura. Materialet e disponuara nga policia iu vunë në dispozicion organit të prokurorisë për të kryer hetime të mëtejshme. Ndërkohë  autori I dyshuar I granitjes do të hetohet për veprat penale të “vjedhje me dhunë” , “mbajtje pa leje të armëve të ftohta” dhe “plagosje e  lehtë”.  Sipas Policisë së kryeqytetit, ngjarja ka ndodhur në 16 janar në rrugën “Ali Demi”, ku Fatjon Bregu ka hyrë në dyqan i maskuar me kapuç e shall dhe menjëherë ka ushtruar dhunë fizike ndaj punonjësit me inicialet B.Sh duke e plagosur lehtë me thikë. Autori 21-vjeçar ka mundur të marrë më tej xhiron ditore të dyqanit të kompanisë celulare prej 10 mijë lekësh të rinj.

Hetimi

Policia ka dyshime se 21 –vjeçari është pjesë e një grupi të zgjeruar kriminal, që ka kryer disa vjedhe dyqanesh në kryeqytet. Mendohet se ai ka marrë pjesë në rreth 25 vjedhje të ndryshme. Po hetohet gjerësisht për të zbuluar bashkëpunëtorët e rrjetit. Ndërkohë që prej 24 orësh i arrestuari është duke u marrë në pyetje në komisariatin numër 1. Dëshmia e tij pritet të hedh dritë mbi shumë grabitje në kryeqytet. Fenomeni i grabitjeve në lagje të ndryshme të kryeqytetit është bërë shqetësues jo vetëm për pronarët e dyqaneve, komunitetin, por edhe për policinë e  cila ka shumë vështirësi në zbardhjen e ngjarjeve. Brenda një harku kohor të shkurtër janë grabitur disa dyqane celulërësh . Ndërkohë grabitjet më të bujshme lidhen me bankat e nivelit të dytë dhe makinave të sigurisë. Asnjë prej këtyre grabitjeve nuk është zbardhur. Policia shpesh  ka dalë me deklarata se është shumë afër zbardhjes së ngjarjeve dhe gjetjes së autorëve, por deri tani asgjë nuk është bërë e mundur. Në grabitjen e fundit  në Qafë Kashar nga makina e rojeve të sigurisë së një banke private u morën rreth 1 miliard lekë dhe deri tani ende asgjë. Shifrat e moszbulueshmërisë janë edhe më të larta sesa raportohen nga Policia e Shtetit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency