Standard.al

Dyshimet e para në lidhje me plagosjen e gjyqtarit Artan Gjermeni

 

 

aaPor, katër plagët kanë ngritur dyshime të forta jo vetëm tek stafi mjekësor, por edhe tek policia. Siç thuhet jo zyrtarisht, gjyqtari ka plagë në këmbë, në ije, në shpatull dhe në bark. A mund t’i shkaktojë të gjitha këto një llamarinë? Çfarë po fsheh gjyqtari? A mund të jetë plagosur nga dikush tjetër? Dyshimet janë të shumta dhe po kaq edhe pikëpyetjet e ngjarjes. Policia po heton për rastin dhe dy janë pistat paraprake. Së pari, po hetohet për ndonjë konflikt për shkak të detyrës dhe së dyti për konflikte personale. Nëse vërtetohet pista e parë, situata bëhet më e rëndë. Gjyqtari ka mohuar pistat e ngritura, duke i qëndruar “besnik” deri në fund idesë se është rrëzuar aksidentalisht. Megjithëse ka shkuar në urgjencën e QSUT-së, më pas gjyqtari ka kërkuar që të shkonte në shtëpi, por siç thuhet, Gjermeni ka përfunduar në një spital privat edhe informacionet për gjendjen e tij vështirësohen edhe më. Gjermeni është prej më shumë se 10 vitesh gjyqtar, ndërsa ka qenë edhe kryetar i Gjykatës së Lushnjës.

 

Comments are closed.