Xhensila Pere, së shpejti me një unazë në gisht …

0
164

XXIsh-konkurrentja e ‘Big Brother’ me profesion modele Xhensila Pere, ka ndarë me “Bluetooth” të reja nga jeta e saj personale. Xhensila tregon se së shpejti do të jetë në ekran pasi ka marrë dy oferta për punë nga dy prej televizioneve më të mëdha në vend.

Të reja ka edhe nga çështjet e zemrës për bukuroshen nga Pogradeci. Vetë ajo pohon se është duke jetuar një dashuri të re shumë të madhe, që mund të kurorëzohet me fejesë.

“Kam nisur një lidhje të re. U bënë dy muaj tashmë që po jetoj një histori të bukur dashurie. është një person i njohur, por jo nga showbiz-i. Shfaqet shpesh nëpër televizione, por ka një punë shteti.

Do ta bëj publike lidhjen time vetëm kur të kem një unazë në gisht. Duke parë që marrëdhënia jonë po ecën shumë mirë dhe njeriu që kam në krah ndihet me fat që më ka, ndoshta shumë shpejt do ta kem një unazë në gisht”, ka thënë Xhensila.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency