Rouhani, Irani nis një kapitull të ri pas heqjes së sanksioneve

0
134

 

iiDisa orë pas heqjes së sanksioneve ndërkombëtare, për shkak të aktivitetit bërthamor të Iranit, Presidenti i Republikës Islamike, Hassan Rouhani është shprehur rreth “një kapitulli të ri” që vendi i tij ka hapur sa u përket marrëdhënieve me botën.Zhvillimi i fundit erdhi pasi mbikëqyrësi ndërkombëtar i aktiviteteve bërthamore, agjencia IAEA deklaroi se Irani kishte përmbushur të gjitha kushtet e marrëveshjes me ndërkombëtarët, për të kufizuar deri në ndalim zhvillimin e armëve bërthamore.Organizata e Kombeve të Bashkuara, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian kishin vendosur një sërë sanksionesh “të kripura” kundrejt Iranit prej vitesh.
Shumica e qeverive perëndimore kanë lavdëruar këtë zhvillim, por Izraeli ende vijon ta akuzojë Teheranin se po kërkon me çdo kusht të zhvillojë bombën bërthamore.
“Pa një reagim të përshtatshëm ndaj çdo shkeljeje, Irani do të kuptojë se mundet të vazhdojë e të zhvillojë armët bërthamore, të destabilizojë rajonin dhe të përhapë terror”, u shpreh kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.Kreu republikan i Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Paul Ryan tha se administrata “Obama” ka vendosur t’i heqë sanksionet “shtetit kryesor dhe udhëheqës të sponsorizimit të terrorizmit në mbarë botën”.Megjithatë, sipas analistëve, nëse nuk do të arrihej një marrëveshje e tillë, Irani mund të pasuronte mjaftueshëm uranium sa për të krijuar bombën bërthamore brenda pak javësh. Ndërsa tani, një gjë e tillë është kthyer në çështje prej më shumë se një viti dhe, mbi të gjitha, çdo zhvillim mund të mbikëqyret nga inspektorë ndërkombëtarë.Rouhani tha të gjithë kanë dalë të gëzuar nga kjo marrëveshje, me përjashtim të atyre që ai i përshkruajti si “luftënxitës” në rajon: Izraeli dhe kongresmenët e linjës së ashpër në Kongresin amerikan.Ne iranianët i jemi qasur botës në shenjë miqësie, duke lënë pas krahëve armiqësitë, dyshimet dhe komplotet, për të hapur një kapitull të ri në marrëdhëniet e Iranit me botën”, tha ai përmes një fjalimi përpara kombit mëngjesin e kësaj të diele.Heqja e sanksioneve është gjithashtu edhe një “pikë kthese” për ekonominë e Iranit, – shtoi ai, – duke thënë se vendi duhej të ishte më pak i varur nga të ardhurat prej naftës.
Perspektiva e dyfishimit të eksporteve të naftës bruto të Iranit ka bërë që çmimi i naftës të vazhdojë të bjerë. Ditën e premte, nafta “Brent” kapi shifrën e 29 dollarëve për fuçi. Një rënie drastike prej më shumë se 6% ka pësuar edhe bursa në Arabinë Saudite, vendi më i madh i rezervave të naftës pas heqjes së sanksioneve. Edhe bursat në Katar e Dubai janë hapur me 6% rënie këtë të dielë.
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Europian, Federica Mogherini tha se përmbushja e detyrimeve nga Irani dhe heqja e sanksioneve do të kontribuojnë në përmirësimin e paqes dhe sigurisë rajonale dhe ndërkombëtare. Megjithatë, Yukiya Amano, kreu i IAEA-së, do të vizitojë Teheranin gjatë ditës së sotme, për të diskutuar mbi mënyrën sesi do të vazhdohet monitorimi i programit bërthamor të Iranit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency