Ledri Vula, rekord në “Top Awards” me SRMN

0
133

ledriMe thuajse 3 milionë klikime në kanalin në “Youtube”, edhe pse ka pak kohë që është publikuar, “SRMN” vazhdon të ecë suksesshëm në tregun muzikor. Prej 4 javësh Ledri Vula vazhdon ende të jetë në krye të klasifikimit të “The Top List”, “Top Awards”.
“Top Awards” është programi që transmetohet çdo të dielë ora 10:30-12:00 në ekranin e Top Channel në të cilin promovohet muzika më e re shqiptare.

Duket se këtë javë projektet e reja muzikore kanë qënë të pakta pasi vetëm një i tillë i është shtuar “The Top List” dhe bëhet fjalë për Lyrical Son – “Hey, Hey, Hey”, i cili është renditur në vendin e nëntë.

Ndërsa i është larguar kësaj renditjeje muzikore, Vlashent Sata me “Ëmbël”, i cili ka qënë pjesë e saj prej 3 javësh. Një ngjitje të madhe në klasifikim ka pasur kënga e Kidës, “S’ki ide”, e cila është ngjitur për 13 pozicione.

Ja cili është klasifikimi i plotë i “The Top List”, “Top Awards”:

1. Ledri Vula – “SRMN”
2. Era Istrefi – “Bonbon”
3. Mc Kresha – “Era” ft. Gjurmet
4. Adrian Gaxha ft .Lindon – “Asnihere”
5. Kida  – “S’ki ide”
6. 2Ton – “Ani Nasht”
7. Nrg Band – “Ajo m’kalli
8. Asgje Sikur Dielli – “Adresa”
9. Lyrical Son  – “Hey Hey Hey”
10. Albina Kelmendi – “Ëndrrën mos ma merr”
11. Dafina Zeqiri – “Hate You, Love You”
12. Ghetto Geasy ft. Majk – “S’jena Mo”
13. Ronela Hajati – “A do si kjo”
14. Ciljeta ft. Lil Koli & Filloreta – “Big Booty”
15. Butrint Ymeri – “Eja Eja”
16. Samanta – “Asnjo si un”
17. Fajter ft. Bim Bimma & Trimmy – “Asnj1”
18. Elvana Gjata ft. Bruno – “Love Me”
19. Bleona – “Take You Over”
20. Sheila – “Datty Datty”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency