I ati rrëmben 4-vjeçarin Lesi, policia greke mboron vëllain 6-vjeçar

0
120

vPolicia greke nuk dorëzohet në kërkimet e saj për gjetjen e fëmijës 4-vjeçar Foivos Lesi të rrëmbyer prej babait të tij, Klodi Lesi, menjëherë pasi i vrau të ëmën, shtetase greke.

Gruaja e Lesit, e vrarë prej tij dhe i ati i saj

Pavarësisht se kanë kaluar mëse 10 ditë nga vrasja, policia vazhdon të mbajë postblloqet në Halkidiki dhe dronët me kamera në ajër, që filmojnë çdo pëllëmbë të zonës ditë e natë, terrenet e thyer e të paarritshme nga vullnetarët dhe policia.

Mësohet se policia ka shtuar punonjësit e saj në shkollën e Ormilias, ku shkon djali më i madh i Lesit 6-vjeçar, për të shmangur edhe rrëmbimin e mundshëm të tij nga i atij.

Ndërkohë, prindërit e gruas fatkeqe që u vra dhe të afërmit e saj, po jetojnë në ankth për fatin e Foivos së vogël 4-vjeçar në arrati, ndërkohë që ata përpiqen të shërojnë plagët e hapur në shpirtin e vëllait të tij 6 vjeçar, i cili pa me sytë e tij vrasjen e së ëmës nga i ati.

Gjyshi i fëmijëve, tha se vajza e tij kishte kohë që e kishte kuptuar se diçka nuk shkonte në sjelljen e bashkëshortit të saj 34-vjeçar. “Ajo kishte frikë për jetën e fëmijëve dhe të sajën,” tha ai për mediat.Klodi-Lesi

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency