Cilat janë forcat speciale në disa nga ushtritë më të fuqishme në botë/Nga “Beretat Jeshile” amerikane, te të “tmerrshmit” rusë “SPETSNAZ GRU”

0
222

eeNga: Kapiten Ervin HODO

 

 

 

Somario: “Të çlirojmë të shtypurit”

( De Oppresso Liber — To Liberate the Oppressed)

 

Forcat speciale janë njësi ushtarake të trajnuar për të kryer misione të pazakonta. Ato kanë luajtur një rol shumë të rëndësishëm në gjithë historikun e luftimeve edhe atëherë kur nuk njiheshin si të tilla, por ishin pjesë e kryerjes së veprimeve luftrake, për të kryer goditje që nuk mund t’i ndërmerrnin forcat tradicionale. Në radhët e Forcave të Armatosura në fillim të shekullit 20-të roli i tyre u rrit ndjeshëm në veprimet luftarake në mënyrë të veçantë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Këto njësi ushtarake janë të pranishme sot në pjesën më të madhe të ushtrive kudo në botë. Përsa i përket këtij togfjalëshi ka diferenca dhe dallime në ushtritë të ndryshme, por duket se misioni i tyre konvergon në të njëjtat qëllime dhe detyra. Kështu në SHBA kur flitet për “forca speciale” nënkuptohen forcat e ushtrisë amerikane, kurse kur bëhet fjalë për “forca speciale të operacioneve” nënkuptohen të gjitha njësitë. Në vendet e Europës Lindore, sidomos ato që kanë qenë pjesë e ish Bashkimit Sovjetik për këto forca përdoret termi Spetsnaz, një akronim që nënkupton për “qëllime të veçanta”. Është për t’u theksuar se me të njëjtin akronim këto vende i referohen forcave speciale të vendeve të tjera. Gjatë gjysmës së dytë të shekullit të 20 –të dhe në shekullin e 21- të forcat speciale janë përdorur për të arritur objektiva shumë të rëndësishme në planin ushtarak dhe politik. Mjafton të kujtojmë përdorimin e tyre në rastin e konflikteve në  Kosovës, apo edhe Afganistan, ku ato janë përdorur për të bashkërenduar veprimet me luftëtarët vendas dhe me forca të tjetra, si p.sh., forcat ajrore. Por operacionet luftrake ku forcat speciale janë përdorur me sukses janë të shumta. Disa më të njohura në historikun e tyre janë: lufta në ishujt Falkands, lufta e përë dhe e dytë e Gjirit, në Afganistan, në Bosnje, Kosovë e së fundmi në Siri. Të paharruar do të ngelen në mendjen e publikut të gjerë operacione të tilla si ai i çlirimit të pengjeve në tetatin e Moskës, operacioni për kapjen e Osma bin Ladenit në Pakistan etj.
Forcat Speciale Amerikane Berretat Jeshile (Green Berrets)

Ata e quajnë veten “profesionistët e heshtur”, por njihen në radhët e Forcave të Armatosura dhe për publikun si Berretat Jeshile. Emri i tyre zyrtar, është Forcat Speciale të Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara dhe  janë një nga grupet më elitë në botë. Misioni i tyre, është lufta jokonvencionale – grupe të vogla të Forcave Speciale trajnojnë dhe udhëheqin forcat guerrile.Ushtarët e FS, punojnë së bashku në grupe nga 12 veta  “Skuadra-A” (A-Team,) ku secili prej tyre ka një detyrë specifike. Oficeri me gradën më të lartë, është drejtues i skuadrës. Në përbërje të skuadrës janë : rreshteri i armatimit, njeh pothuajse çdo lloj armatimi që ka në botë,  rreshteri i ndërlidhjes, që është mjeshtër i mjeteve të komunikimit si  dhe infermieri, i cili në këtë rast mund të ta marrë jetën, me të njëjtën shpejtësi siç dhe ta shpëton atë.Mund të duket çmenduri që të dërgosh vetëm 12 djem në një vend armik, por, nuk është çmenduri kur këta 12 djem, janë Forca Speciale.

FS e ushtrisë amerikane, janë të njohura për aftësitë e tyre të jashtëzakonshme dhe për profesionalizmin në luftën moderne. Së bashku me CIA, ata ishin të parët që shkelën në tokën  e Afganistanit, vetëm një  muaj pas 11 Shtatorit. Aty, ata krijuan kontaktet me Aleancën e Veriut dhe sollën Hamid Karzain në Kabul. Duke kalëruar mbi kuaj, në fillim të luftës, ata ishin njëlloj sa të frikshëm, po aq edhe  të respektuar. Por, pjesë e Forcave Speciale, nuk mund të jetë kushdo. Ushtria, zgjedh në këtë elitë, disa në mes të gjithë ushtarëve  më të mirë, që vijnë në programin “Vlerësimi dhe Përzgjedhja e Forcave Speciale.” (SFAS).

Stërvitja është e tejlodhshme fizikisht dhe kërkon një qëndrueshmëri të veçantë dhe aftësi mendore të veçanta. Janë 24 ditë trajnimi në fazën e “Vlerësimit dhe Përzgjedhjes së Forcave Speciale”, përpara së rekrutët të kalojnë në trajnimin njëvjeçar. Ky trajnim njëvjecar, përfshin trajnim për gjuhën e huaj ( çdo pjesëtar i FS mëson një gjuhë të dytë), trajnim për aftësitë e specialitetit si: njohuri armatimi ose ndërlidhje, dhe në fund faza finale, e cila është edhe ushtrimi kulminant i trajnimit. Por ky është vetëm fillimi i karrierës së tyre si Forca Speciale. Ndërsa vendosin Berretën Jeshile për herë të parë dhe fitojnë  stemën  e Forcave Speciale, ata do t’i bashkohen një Grupi të Forcave Speciale dhe do të fillojnë trajnimin me skuadrën e tyre prej 12 burrash. Kjo do të thotë trajnim në programin “Lartësi e Madhe Hapje e Ulët” ( HALO), që përfshin hedhje nga avioni me një maskë oksigjeni, deri sa të jenë në lartësinë  mbi 30.000 këmbë, ose trajnim për thyerje dhe kontroll banesash, pastrim dhomash. Programi tjetër, është ajo që FS e quajnë  “Luftimi i Afërt” ose “Luftimi në Zona Urbane.” Hyrja për në objekt, duhet të bëhet sa më shpejt nëpërmjet dyerve ose dritareve dhe armiku duhet të asgjësohet me armët e vogla të zjarrit( përgjithësisht automatik ose pistoletë). Natyrisht, që gjithcka duhet të kryhet brenda disa sekondave.

Nuk janë vetëm  Navy SEAL-s, që kryejnë stërvitje në ujë.  Edhe Forcat Speciale, kanë gjithashtu  shkollën e tyre të zhytjes. Dhe nëse grupi ka nevojë për stërvitje dimërore, edhe kjo ju sigurohet gjithashtu. Pra, të gjitha këto programe trajnimi ( ka edhe me shumë, por ne përmendëm më kryesorët), i bëjnë ata të aftë dhe të gatshëm, për misionin e tyre si mjeshtra të luftës jo-konvencionale. Kjo mund të  nënkuptojë aksionet direkte – ndjekja dhe shkatërrimi i “djemve të këqinj”, ose mund të konsistojë në ndihmë për qeverritë e huaja, në lidhje me trajnimin e ushtarakëve të tyre, në luftë kundër terroristëve. Një gjë është e sigurt, kur bëhet fjalë për Forcat Speciale, ata kanë më të mirën e armëve të vogla dhe gjithashtu armët e mëdha më të mira, por më të mirat në absolut.

Ata, kanë në përbërje ndër qitësat me aftësitë më të larta në ushtri, të cilët kanë jashtëzakonisht saktësi, por edhe të shpejtë. Zotërojnë pajime nga më modernet, duke filluar që nga makinat e deri tek helmetat. Ata mbështeten nga pilotët më profesionistë të helikopterëve, madje te Forcat Speciale edhe qentë janë më elitarët e racës së tyre.

E ndërkohë që lufta në Afganistan, është duke përfunduar, Forcat Speciale të Ushtrisë Amerikane, do të vazhdojnë të trajnohen për luftën tjetër të mundshme dhe me siguri do të jenë të parët që do të thirren në betejë, për të  përjetësuar moton e tyre: “Të çlirojmë të shtypurit”( De Oppresso Liber — To Liberate the Oppressed)

 

GSG 9 – Grupi gjerman, anti-terrorist  dhe historiku i tij

Pas 5 shtatorit 1972, asgjë nuk do të ishte më e njëjtë në Gjermani. Ajo, vuajti sulmin më të rëndë  terrorist,  në historinë e saj. Politikanët dhe forcat e sigurisë, vendosën të formojnë një forcë të re, veçanërisht për luftën kundër terrozimit dhe kështu lindi  GSG-9.

GSG-9 është shkurtimi i  Grenzschutzgruppe 9 der Bundespolizei, që do të thotë Grupi i 9-të i Mbrojtjes së Kufirit i Policisë Federale. Ashtu sikurse përmendëm më lart, 5 Shtatori  i vitit 1972 ishte një ditë tragjike për sportin. Lëvizja terroriste palestineze, Shtatori i Zi u inflirtua në Lojërat Verore Olimpike në Mynih, Gjermania Perëndimore, duke rrëmbyer 11 atletë izraelitë, dhe duke vrarë dy prej tyre në Fshatin Olimpik në fillim të sulmit në dhomat e atletëve. Incidenti arriti kulmin, kur policia gjermane e pa pajisur me pajime dhe as e trajnuar për operacione kundër terrorizmit , si dhe duke e nënvlerësuar numrin e terroristëve të përfshirë, u përpoq t’i shpëtonte atletët. Ata dështuan dhe operacioni çoi në vdekjen e një polici, të pesë nga tetë terroristëve dhe të 9 pengjeve ( çka e bëri të quhet masakra e Mynihut). Pa përmenduar anën humane, duhet thënë se forcat e rendit publik të Gjermanisë, e gjetën papritur veten e tyre në pozicion tepër të vështirë, për shkak të pozicionit historik të marrëdhënieve me hebrenjtë dhe Izraelin.

Si rezultat i mosmenaxhimit të tragjedisë Olimpike, qeverria e Gjermanisë Perëndimore, krijoi  GSG 9 nën drejtimin e nënkolonelit Ulrich Ëegener, në mënyrë që situatave të tilla në të ardhmen, t’iu përgjigjej me profesionalizmin e duhur. Shumë politikanë gjermanë, e kundërshtuan formimin e grupit, duke pasur frikë se GSG 9, mund të ringjallte kujtimet e Schutzstaffel (SS) të Partisë Naziste.  U vendos që njësia të krijohej nga forcat e policisë në ndryshim me modelin e vendeve të tjera të botës, ku këto forca krijoheshin nga Forcat e Armatosura, për shkak se ligji Federal gjerman, e ndalon rreptësisht përdorimin e forcave ushtarake kundër popullsisë civile. Forcat speciale të krijuara nga personeli policor do të ishte zgjidhja në këtë rast. Njësia u themelua zyrtarisht në 17 Prill 1973, si pjesë e Policisë Federale,  Bundesgrenzschutz (Shërbimi Federal i Ruajtjes së Kufirit i riemëruar Bundespolizei ose Policia Federale në 2005). Emri GSG 9, do të thotë  Grenzschutzgruppe 9 (Rojet e Kufirit Grupi 9) dhe u zgjodh thjesht sepse BGS, kishte tetë grupe rojesh kufiri në atë kohë. Pas vitit 2005, riemërimi me shkurtesën “GSG 9,″  u bë për shkak të famës së njësisë dhe tashmë  përbën emrin zyrtar për t’iu referua njësisë. Krijimi i saj, u bë kryesisht duke u bazuar në ekspertizën grupit izraelit, Sayeret Matkal.

 

Operacionet  dhe disa nga misionet e sukseshme të GSG-9

GSG 9, është angazhuar në rastet e pengmarrjes, rrëmbime, terrorizëm dhe shoqërime. Grupi mund të përdoret gjithashtu për bërë sigurime zonash, neutralizim objektivash, eleminim të arratisurish dhe nëse disa raste edhe në operacione snajperash. Për më tepër, grupi është shumë aktiv në zhvillimin dhe testimin e metodave për këto misione. Së fundmi, grupi mund t’iu ofrojë ekspertizë ministrive të vendeve të ndryshme aleate. Grupi ndihmon Policinë Federale dhe agjencitë e tjera federale apo lokale sipas kërkesës. Në vitin 1977, gjatë misionit në Mogadishu, Komandanti i Policisë së Kufirit Izraelit, Tzvi Ëar e përshkroi GSG 9, si “Grupi më i mirë anti-terror në botë.”

Nga  viti 1972 deri në  2003, ata janë raportuar se kanë kryer mbi 1,500 misione. Në garën e forcave speciale policore SËAT Ëorld Challenge në vitin 2005, GSG 9 fituan në mënyrë të mrekullueshme, të tetë sfidat që përmbante gara, duke mundur keshtu 17 ekipet e tjera nga  vende të ndryshme të botës. GSG 9, e mbrojtën  titullin e kampionit edhe në vitin pasardhës  dhe u rendite ne vend te pestë, në vitin 2007.

Gjermania, i ofroi asistencë Indisë gjatë sulmeve të Nëntorit 2008 në Mumbai. GSG 9 ndihmoi duke trajnuar Gardën Kombëtare të Sigurisë, njësia kryesore kundër-terroriste indiane. Ndihmë e metejshme iu sigurua Policisë së Mumbai, në mënyrë që ata të kishin mundësinë të ngrinin një skuadër SËAT.

Misioni i tyre i parë, “Operation Feuerzauber” (Operacioni Zjarri Magjik), themeloi menjëherë reputacionin e GSG 9, si një njësi elitë. Ky operacion u zhvillua në vitin 1977, kur terroristët palestineze, rrëmbyen Landshut, një aeroplan i kompanisë Lufthansa, gjatë rrugës nga Palma de Mallorca, për në Frankfurt, duke kërkuar lirimin e të burgosurve të “Ushtrisë së Kuqe Gjermane”, një grup terrorist, në këmbim të pasagjerëve dhe ekuipazhit të avionit. Operacioni zgjati shtatë minuta dhe ishte i suksesshëm duke i çliruar të gjithë pengjet. Tre rrëmbyes u vranë dhe i katërti u plagos rëndë. Vetëm një pjestar i GSG9 dhe një pasagjer u dëmtuan lehtë.  Komuniteti ndërkombëtar kundër-terrorizmit, e përgëzoi GSG9 për kontrollin e shkëlqyer dhe profesional të situatës, duke pasur parasysh që operacionet në avionë, konsiderohen të jenë një nga operacionet më të vështirë, që duhet të zhvillojë një forcë kundër-terroriste, për çlirim pengjesh.

SPETSNAZ GRU- Grupet ruse të operacioneve speciale

Termi Spetsnaz, i referohet çdo grupi të Operacioneve Speciale Ruse, çdo njësie që konsiderohet speciale ose elitë dhe është në vartësi të Shërbimit të Sigurisë Federale, të Trupave të Brendshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe/ose njësivë të cilat janë nën kontrollin e GRU- Shërbimi i Zbulimit Ushtarak Rus. Ideja e përdorimit të forcave special në veprime taktike dhe strategjike në Forcat e Armatosura Ruse ka qenë një propozim i teoricienit ushtarak rus Mikhail Svechnykov, i cili parapriu zhvillimit të aftësive luftarake jokonvencionale në mënyrë të tillë që të kapërceheshin mangësitë që mund të pëballin forcat konvencionale gjatë luftimit. Por zbatimi praktik i kësaj ideje i pati për “baba” Ilya Starinov, gjatë Luftës së Dytë Botërore, i cili krijoi edhe njësinë e parë të forcave special nën kujdesin  e Departamentit të Dytë të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Sovjetike. Kurse kompania e parë e pavarur e zbulimit për “qëllime të veçanta  u krijua më 1949, e më vonë më 1957 u krijua batalioni i parë. Deri në përfundim të luftës së ftohtë këto njësi përfshinin gjithë republikat ruse. Ndër operacionet më të njohur të Spetsnaz Gru njihet operacioni Storm -333 për eleminimin fizik të presidentit afgan më 1979. Ato kanë qenë pjesë gjithashtu gjatë luftërave në Çeçeni dhe në konfliktin ruso –gjeorgjian si dhe në ngjarjet e ndodhura nè Ukrahinë. Emri GRU është ndryshuar  në GRU GSH, ( Glavnoye Razvedyvatel’noye Upravleniye Generalnovo Shtaba) që do të thotë Drejtoria Kryesore e Zbulimit të Shtabit të Përgjithshëm. (e Federatës Ruse). Spetsnaz GRU, është njësia më e vjetër e të gjitha forcave të operacioneve speciale në Rusi. Njihet si ndër Forcat më Speciale më të mira në botë dhe konsiderohet njësia më e mirëtrajnuar dhe me më shumë eksperiencë në Federatën Ruse. Spetsnaz GRU,  fillimisht filluan operacionet në  vitin 1949. Roli i tyre kryesor, përfshin rikonicionin, aksionet direkte, vrasjet dhe sabotimet. Spetsnaz ka 10 brigada të ndryshme, secila e dislokuar në rajone të ndryshme. Një vëmendje e veçantë i është kushtuar armatimit të këtyre njësive. Kështu për njësitë “Spetsnaz” u dizenjua një thikë e posacme. Thika balistike përdorte një sustë të montuar brenda trupit, e cila e lejonte tehun të dilte me një forcë të mjaftueshme për ta përdorur si një mjet tepër demtues.  Një tjetër model thike e përdorur nga Njësitë e Operacioneve Speciale Ruse është NRS-2.  E montuar në të, gjendet një armë me një fishek. Ajo është e aftë të gjuajë një fishek të modelit  SP-4. Megjithatë sesa efektive janë këto armë në një dyluftim real, ngelet e panjohur. Klasifikimi në informacion top sekret i njësive Spetsnaz, bën të pamundur sot sigurimin e informacionit të saktë për to. Megjithatë të gjitha forcat e ruse të Operacioneve Speciale,duke përfshirë edhe  Spetsnaz GRU,  janë duke u bërë gradualisht si të zakonshme në Rusi, ndërsa ata angazhohen shpesh në operacione policore kundër drogës, kundër skenarëve terroristë ose në operacione ushtarake. Mbulimi që i bën media këtyre ngjarjeve, është bërë aq i shpeshtë saqë publiku shpesh iu drejtohet këtyre njësive me emër. Njësia OMON në vartësi të Ministrisë së Brendshme është kaq shumë e përfshirë në ndihmë të policisë, kundër protestave apo në ndihmë të skuadrave SËAT, saqë ata janë duke humbur lidhjen me fjalën  “Spetsnaz”. Pavarësisht se si kanë ndryshuar këndvështrimet për Forcat Speciale ruse, ata ende ngelen forcat ushtarake më me eksperiencë dhe  të mirëtrajnuara në Rusi, dhe kjo përfshin edhe Spetsnaz GRU.

                                 

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency