Sarandë/ Ndalohet anija e peshkimit në kufirin detar me Greqinë

0
171

anijaSot rreth orës 10:50, në ujërat bregdetare në zonën e Qefalit, në Himarë, u konstua një anije peshkimi me flamur shqiptar, e cila ishte në vijën fundore të kufirit detar me Greqinë.
Roja bregdetare e palës greke njoftoi palën shqiptare se anija e peshkimit, me emrin “Mario 1” e kompanisë “Fama” me bazë në Sarandë, i ishte afruar kufirit detar të shtetit fqinj.

Menjëherë strukturat e policisë kufitare të qytetit jugor kanë arritur anijen dhe kanë shoqëruar kapitenin e saj në komisariatin përkatës për ta marrë në pyetje.

Me qëllim respektimin e legjislacionit ndërkombëtar që rregullon kufijtë ujorë mes dy vendeve, policia kufitare ka marrë masat e nevojshme duke i tërhequr vëmendjen kapitenit të anijes së peshkimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency