KLD miratoi shtimin e 6 gjyqtarëve në Gjykatën e Apelit Administrativ

0
169

ministria-e-drejtesise_18“Këshilli i Lartë i Drejtësisë zgjodhi Astrit Haxhialushi dhe Albana Shtylla si anëtarë të komisionit për vlerësimin paraprak të kanditaturave për funksionet drejtues në gjykata.

Po ashtu Këshilli caktoi Petrit Çomo dhe Gerd Hoxha, anëtarë të Këshillit të Lartë të Drejtësisë në përbërje të Grupit të Punës për Sistemin e Pikëzimit, për vitin 2016, si dhe caktimin e z. Artan Broci si përfaqësues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë në Komitetin Disiplinor të Dhomës Kombëtare të Avokatisë.

Anëtarët e KLD vendosën me shumicë votash emërimin si kryetar të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet, të  Pashk Gjaci dhe si kryetar të Gjykatës së Parë Pukë  Izet Kadana.
Këshilli vendosi rikthimin në vendin e mëparshëm të punës, pranë Gjykatës së Apelit Gjirokastër të  Izet Salaj. Më pas Këshilli rishpalli dy vende vakante për inspektor pranë Inspektoratit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë si dhe një vend vakant për inspektorë pranë këtij Inspektorati.

Gjithashtu Këshilli shqyrtoi dhe miratoi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë, për kryerjen e inspektimit të përbashkët me Inspektoratin e KLD-së, ndaj veprimtarisë gjyqësore të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Korçë, S.K.

Në vijim të mbledhjes, KLD shqyrtoi dhe miratoi kërkesën për dorëheqje nga detyra e gjyqtarit, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec, Liradin Lila, si dhe miratoi propozimin e ministrit të Drejtësisë për shpalljen e vendit vakant për gjyqtar, në gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec dhe një vendi në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pukë.

Anëtarët e Këshillit vendosën gjithashtu të shkarkojnë nga detyra znj. P.A, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lezhë dhe shpalljen e vendit vakant në këtë gjykatë.
Po ashtu shqyrtuan propozimin e Ministrit të Drejtësisë për dhënie mase disiplinore ndaj gjyqtares të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë, E.D.

Në vijim të mbledhjes, Këshilli rrëzoi kërkesën e Ministrit të Drejtësisë për procedimin disiplinor të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kavajë, O.A.

Si pikë të fundit të rendit të ditës, Këshilli vendosi delegimin e disa gjyqtarëve në shqyrtimin e çështjeve të caktuara gjyqësore, në gjykata të tjera nga ku ata janë emëruar për të ushtruar funksionin e gjyqtarit.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency