Venecia vs Rama

0
116

EDI-RAMA-Komisioni i Venecias vëren se shumica qeverisëse aktuale e ka shumicën e cilësuar që nevojitet sipas Projekt Amendamenteve për të zgjedhur anëtarët jo gjyqtarë të KLGJ. Komisioni i Venecias kujton në këtë drejtim vëzhgimin e tij në një opinion lidhur me Këshillin e Medias në Hungari. Në rrethana normale, qëllimi i imponimit të detyrimit për një shumicë të cilësuar është për të siguruar mbështetje ndërpartiake për masa ose personalitete të rëndësishme.

-Zgjedhjet organizative propozuar nga Projekt Amendamentet duken se janë tepër të ngathëta dhe reforma ka gjasa të çojë në një proces vendim-marrjeje shumë kompleks, me shumë organe që kontrollojnë njëri-tjetrin në një sistem të ndërlikuar kontrollesh dhe balancash.  Kjo skemë e komplikuar institucionale mund të ketë një pasojë të pasynuar: krijon një atmosferë mosbesimi e cila rrezikon të ndikojë vlerësimin publik të gjyqësorit, i cili është tashmë mjaft i ulët.

-Komisioni i Venecias do t’i rekomandonte ligjvënësit shqiptar që të rishikonte ndërtimin institucional të reformës dhe të vendoste nëse numri i organeve që rregullojnë gjyqësorin do të mund të zvogëlohej”.

-Krijimi i KED e komplikon strukturën e gjyqësorit dhe synon të pakësojë lirinë e zgjedhjes së organeve kushtetuese që përfshihen në procesin e emërimit. Përbërja e këtij organi duhet shqyrtuar më nga afër. Në sistemin e propozuar të emërimeve, një organ shumë i vogël elitar, vendoset në një pozicion shumë të fuqishëm.”.

– Metoda e përzgjedhjes së kandidatëve me tre të pestat e Kuvendit, me propozim të Avokatit të Popullit dhe pas një thirrjeje publike për kandidatë duket i arsyeshëm në teori. Duke qenë se shumica e tanishme duket se kontrollon tre të pestat e votave në Kuvend, do të ishte më e përshtatshme që pushteti i propozimit t’i jepej një organi të pavarur ose një zyrtari që nuk është i së njëjtës ngjyrë politike si shumica e tanishme qeverisëse.

– Eshtë e paqartë nëse Shqipëria ka burimet e mjaftueshme njerëzore dhe financiare për të ngritur një gjykatë të re të lartë, përpos gjykatave të specializuara të nivelit më të ulët, sidomos duke pasur parasysh që sistemi i gjykatave më të ulëta administrative ka vetëm pak vite që është ngritur dhe, gjithashtu, Parlamenti tashmë ka përjetuar vështirësi me mbushjen e vendeve vakante në Gjykatën e Lartë ekzistuese.

– Presidenti duhet të ruajë vetëm pushtetin për të refuzuar kandidatë që janë dukshëm të papërshtatshëm.

-Pushteti i Gjykatave Kushtetuese për të rishikuar dhe zhvlerësuar pjesë të vetë Kushtetutës është një çështje e debatueshme dhe jashtëzakonisht komplekse, sidomos kur Kushtetuta nuk përmban të ashtuquajtura “klauzola te përjetshme.

 

-Të gjitha rekomandimet pasuese në këtë opinion të ndërmjetëm bazohen mbi supozimin se vlerësimi tërësor i gjyqësorit dhe shërbimit të prokurorisë ka mbështetje të gjerë politike dhe publike në vend, që është një masë e jashtëzakonshme dhe rigorozisht e përkohshme….”

-Mbi mënyrën e emërimit të vëzhguesve ndërkombëtarë dhe kohëzgjatjen e mandatit të tyre. Ndoshta, fuqia për t’i emëruar ata mund t’i përkiste një prej organeve kushtetuese, për shembull Presidentit, ndërkohë që kandidatët do të propozoheshin nga një grup “partnerësh ndërkombëtarë,” bashkërenduar nga Bashkimi Europian.”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency