Vdes modelja gjatë një operacioni plastik

0
242

modeljaRaquel Santos, modele dhe nënë e dy fëmijëve gjeti vdekjen gjatë një ndërhyrje të kirurgjisë plastike, gjatë kohës që po i bëheshin injeksione, për heqjen e shenjave që krijohen në fytyrë nga e qeshura. Raquel Santos ishte 28 vjeçe, ndërsa ndërroi jetë këtë të martë në Rio de Janeiro në përfundim të një ndërhyrje të kirurgjisë plastike në fytyrë. Nëna e re u transferua me urgjencë në klinikën e Wagner Moraes, në zonën e Niteroi, për shkak të arrestit kardiak, ku dhe ndërroi jetë pak orë më vonë. Kirurgu i personazheve të famshme, Wagner Moraes tha për mediat braziliane, se modelja përdorte steroide.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency