Shkon deri në fund amaneti i Faik Konicës

0
122

Faik-Konica (1)I përkasin Bibliotekës personale të Faik Konicës. Sot, katër prej tyre, janë bërë pjesë familjes së Bibliotekës Kombëtare. Librat mes të cilëve edhe edicioni luksoz i “Lahutës së Malcis”, mbajnë shtampën e njohur “Ex Libris” dhe inicialet F.K. Është studiuesi Agron Alibali, që pas kërkimeve në Shtetet e Bashkuara, përmbush dëshirën e Konicëes, për t’ia dhuruar Bibliotekës Kombëtare. Secili nga librat përmban një përkushtim nga autorët. “Burrit shumë të ditur. Faik Konica. Korifeut të letrave shqiptare, si dëshmi e përsosmërisë së vazhdueshme”, është dedikimi në latinisht i At Gjergj Fishtës, për bashkëkohësin e tij. Mendohet se gjeniu i letrave shqip grumbulloi mbi 2 mijë tituj, mes të cilëve edhe kopje të rralla. Dëshira e tij ishin që librat, për të cilët thuhen që janë humbur, t’i faleshin Bibliotekës Kombëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency