Negociatat për reformën/ Ambasadori i SHBA-ve Lu dhe ajo e BE-së Vlahutin takim 2 orë me Ramën në kryeministri

0
110

donald luShtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian mbeten tërësisht të angazhuar për gjetjen e konsensusit mes palëve për reformën në drejtësi. Për rreth dy orë, ambasadori i SHBA-ve në vend Donadl Lu dhe ambasadorja e BE-së Romana Vlahutin zhvilluan dje një takim në Kryeministri me kreun e qeverisë Rama. Në këtë takim mësohet se fokusi i bisedës ka qenë sërish reforma në drejtësi dhe zhvillimet e fundit në të pasi ekspertët e nivelit të lartë përfunduan draftin e tyre të rishikuar mbi rekomandimet e Venecias por pa prezencën e opozitës. Po ashtu mësohet se në këtë takim janë diskutuar edhe qëndrimet e demokratëve me kërkesën e tyre kryesore për zbatimin e rekomandimit të Venecias për të shmangur kapjen politike të sistemit të drejtësisë. Nga an e tij kryeministri ka theksuar edhe publikisht mbështetjen për draftin e ekspertëve që parashikon votim me shumicë të cilësuar për institucionet kryesore të drejtësisë dhe ato kushtetuese. Sipas tij zgjidhja për çështjet e diskutueshme mund të vijë vetëm nga Venecia e cila mund të shqyrtojë edhe propozimet e radhës së demokratëve për votim me shumicë kushtetuese për emërimet në këto institucione. Diplomatët prej kohësh janë munduar të zgjidhin ngërçin mes palëve duke zhvilluar takime të shpeshta me krerët më të lartë të shtetit si edhe përfaqësuesit kryesorë politikë të vendit. Ndërkaq ambasadori Lu ka sqaruar edhe rolin e tij për Reformën në Drejtësi duke theksuar se angazhimi i tij nuk është personal, por pjesë e axhendës së rekomanduar nga Shtëpia e Bardhë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency