Meta nuk përjashton as referendumin popullor për reformën në drejtësi

0
139

ilirNë deklaratën e tij para anëtarëve të kryesisë së LSI-së, Ilir Meta nuk përjashtoi mundësinë e referendumit popullor për reformën në drejtësi, nëse do ketë bllokim dhe zvarritje të qëllimshme të procesit. “Nuk paragjykoj askënd në këtë proces, sepse paragjykimet helmojnë bashkëpunimin dhe mirëbesimin. Mendoj se rekomandimet dhe sugjerimet e Komisionit të Venecias janë të qarta për të gjithë ata që janë profesionistë dhe që janë të paanshëm. Për të gjithë ata që duan të luajnë dhe zvarrisin procesin, ne këto sugjerime do t’ia paraqesim publikut, do t’ia japim qytetarëve në mënyrë që në fund fare, ata të gjykojnë me mendje të kthjellët, por pse jo, edhe me çdo mënyrë tjetër cilindo që bëhet një pengesë për këtë reformë madhore për vendin tonë dhe për qytetarët tanë”, tha ai. Por sipas Metës nën shembullin e ligjit të dekriminalizimit mund të gjendet edhe zgjidhja për reformën në drejtësi. “Jemi shpresëplotë që ashtu siç kemi arritur vendime konsensuale, edhe pse me shumë vështirësi, sikurse për çështje të tjera edhe për këtë reformë shumë bazike dhe me rëndësi kombëtare, do të arrijmë me këmbëngulje, me vullnet dhe me durim në një zgjidhje konsensuale, në një dokument të gjithë pranuar dhe certifikuar. Në vijim edhe për çështjet që ndahemi, apo kemi mendime alternative, do të duhet të gjejmë zgjidhjet e duhura në frymën e sugjerimeve të opinionit të ndërmjetëm të Komisionit të Venecias, me këmbëngulje dhe pa u lodhur, ashtu siç gjetëm zgjidhjen dhe për reformën e dekriminalizimit”, tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency