Integrimi i Ballkanit/Edhe investitorët turq riparojnë ndasitë e vjetra me Serbinë

0
115

tttTurqia dhe Serbia mund të mos kenë qenë kurrë miq të mirë, por investitorët janë të zënë duke e çuar marrëdhënien në një nivel të ri. Pas një periudhe të stanjacionit në marrëdhëniet e tyre bilaterale, Turqia dhe Serbia ndërmorën lëvizje për të rigjallëruar marrëdhënien e tyre në Forumin e Biznesit Turqi-Serbi, që u mbajt në kryeqytetin serb më 28 dhjetor 2015. Në kontekst të këtij forumi, dy vendet gjithashtu vendosën të krijojnë një këshill bashkëpunimi të nivelit të lartë. Marrëdhëniet serbe-turke nuk kanë qenë kurrë kaq të ngrohta dhe në vitet e fundit vendimet dhe deklaratat politike nga liderët në të dyja palët kanë çuar në një rënie të marrëdhënieve. Dy qeveritë kanë bërë përpjekje për të forcuar marrëdhëniet ekonomike në forumin në Beograd dhe për formimin e e këshillit të bashkëpunimit gjë që provon se janë të dyja të angazhuara. Turqia ndërkohë po zgjeron tregun serb si pjesë të një politike multidimensionale të Ballkanit. Serbia është një nga ekonomitë më të mëdha të Ballkanit dhe Turqia ka vendosur t’i bashkohet atij treni. Në këmbim, kryeministri serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se Serbia do t’i kushtojë vëmendje “të veçantë” investitorëve turq. Në tetor 2014, kompania turke e tekstilit, Jeanci nënshkroi një marrëveshje me qeverinë serbe për të hapur një fabrikë të re tekstili që do të punësojë më shumë se 600 njerëz. Siç ka raportuar agjencia turke Anadolu, një investim i ri turk prej 4 milionë eurosh në sektorin e djathit do të hapet së shpejti në Serbi dhe do të punësojë më shumë se 100 njerëz. Qeveria turke tani kryeson investimet turke në Serbi. Banka turke e zotëruar nga shteti siguroi 76 për qind të të Bankës Cacanska të Serbisë në mars 2015 dhe Halkbank hapi filialin e parë në Beograd tetorin e shkuar. Pas ceremonisë hapëse, zv. Kryeministri serb Rasim Ljajiç nxiti Halkbank të hapë të paktën 100 degë të tjera në vend. Banka ka tashmë 33 të tilla në Maqedoni. Përveç investimit turk direkt, sektori i turizmit ofron mundësi të tjera të rritjes së marrëdhënieve. Turistët turq përfaqësojnë një burim potencial të të ardhurave për ekonominë serbe. Sipas Lidhjes së Agjencive Turistike Turke, në dy vitet e fundit, që nga zbatimi i marrëveshjes Serbi-Turqi për udhëtimin pa viza, numri i turqve që vizituan Serbinë në vitin 2014 është rritur me 71 për qind.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency