Si ta pastrojmë lëkurën e yndyrshme

0

 

Loading...

fytyreKëto ditë, industria e kozmetikës është duke vepruar mbi faktin që asnjë njeri nuk e ka lëkurën e njëjtë. Kështu, për këtë arsye ata prodhojnë produkte të cilat mund t’iu përshtaten çdo lloji të lëkurës.

Por, lëkura më e vështirë për ta mirëmbajtur është lëkura e yndyrshme. Kjo për shkak se yndyra në lëkurë mund të shfaqet në çdo kohë, në çdo fazë të jetës, në të dy gjinitë dhe në varësi të asaj se çfarë hani. Përderisa disa njerëz kanë lëkurë të yndyrshme gjenetikisht, të tjerët mund të fitojnë yndyrë në lëkurë dhe të kenë lëkurë të ngjashme me gjenetikët. Por, edhe mirëmbajtja e dobët e lëkurës së bashku me zakone të tilla të jetesës si pirja e duhanit, mund të çojë në lëkurë të yndyrshme.

Kështu, këto janë katër mënyrat të cilat mund t’i futni në praktikë për ta pastruar lëkurën e yndyrshme:

  1. Përcaktojeni llojin e lëkurës
    Pavarësisht se është e lehtë ta përcaktosh llojin e lëkurës vetëm duke e shikuar atë, është vitale për ju që ta dini sigurt se çfarë lloji të lëkurës keni. Duke e ditur këtë, ju mund të përkujdeseni më mirë për të. Kjo mund të bëhet lehtë me një test të tharjes. Nëse lëkura juaj është e thatë, atëherë gjatë pastrimit ajo nuk do të lë shenja në letrën pastruese. Kështu, nëse keni një lëkurë të yndyrshme, letra do të thithë yndyrën e shfaqur në lëkurën tuaj, të cilët do ta vëreni në ngjyrë të verdhë në letër të bardhë. Shenjat e tjera të lëkurës së yndyrshme janë poret e dukshme, një zonë e ndritshme e quajtur zona-T; një zonë që shndritë dhe që shfaqë shumë shpesh puçrra dhe njolla të zeza.

Pastrojeni fytyrën nga brenda jashtë
Tani që e keni përcaktuar llojin e lëkurës si të yndyrshme, është koha që të mësoheni se si ta mirëmbani atë. Gjëja e parë që duhet të bëni është që të kontrolloni se çfarë hani dhe pini, për shkak se shumica e problemeve në lëkurë vijnë nga brenda.

Ju duhet të evitoni ushqimet me shumë yndyrë, të tilla si ushqimet e shpejta dhe të provoni të hani ushqime që kanë vitaminë c, si limon dhe kivi. Vitamina c është e njohur për pastrimin e trupit dhe veçanërisht lëkurës, largimin e yndyrës nga lëkura. Llojet e tjera të vitaminave të cilat janë të njohura për shkaktimin e yndyrës në lëkurë janë vitamina B5 dhe B2. Hani arra më shumë!

Gjejeni produktin e përsosur për pastrimin e lëkurës
Tani që e dini se çfarë të hani, duhet të dini se cilat produkte duhet t’i përdorni. Ka shumë produkte të cilat janë të destinuara për pastrimin e lëkurës, edhe ato të shtrenjta edhe ato të lira; ju mund t’i provoni që të dyja. Ju merr pak kohë që ta gjeni produktin e përsosur që i përshtatet lëkurës, kështu që provoni t’i përzieni dhe t’i përshtatni ato. Dhe duhet ta dini se produktet e lira dhe ato të shtrenjta nuk dallojnë shumë mes vete, transmeton lajmi.net.

Tregohuni të kujdesshëm
Përdorni ujë me temperaturë normale për ta larë fytyrën në mënyrë që të largoni yndyrën dhe papastërtinë. Uji i nxehtë e thanë lëkurën shumë dhe e largon yndyrën që është e nevojshme për ta mbajtur lëkurën të butë dhe të qetë. Me fjalë të tjera, uji i ftohtë nuk e largon gjithë papastërtinë dhe yndyrën e cila mund të shkaktojë probleme më pas. Gjithashtu, kur ta thani lëkurën mos e bëni me presion të madh në përpjekje për të larguar yndyrën, pasi që mund të shkaktoni dëmtime serioze. Në vend të kësaj, përdorni krem për fytyrë dhe shtrijeni atë në lëkurë lehtë me masazh për 20-30 sekonda.

 

Loading...