Reforma në drejtësi/ Gjosha pret ambasadorin e Lituanisë

0
129

 

klajda-gjosha-655x356Ministrja e Integrimit Europian, Klajda Gjosha, priti sot në një  takim ambasadorin e Lituanisë, rezident në Athinë Alfonsas Eidintas. Gjatë takimit u diskutua mbi sfidat që Shqipëria ka përpara në lidhje me procesin e integrimit. Ministrja Gjosha, u shpreh se mbështetja e vendeve anëtare në këtë rrugë pa kthim të vendit,  ka qenë dhe mbetet e madhe.

Ministrja Gjosha, e informoi ambasadorin mbi ecurinë e punës për plotësimin e pesë prioriteteve, rekomandimet e Komisionit Europian në raportin e  muajit tetor dhe masat që po ndërmerren për të reflektuar këto rekomandime.

Theksi u vendos tek reforma në drejtësi, e cila sipas Ministres Gjosha është thelbësore për të çuar përpara procesin e integrimit.

“Ne besojmë se palët politike do të dinë të gjejnë konsensusin për këtë reformë kaq të rëndësishme e cila do t’i kthejë së pari shqiptarëve besimin tek sistemi i drejtësisë. Reforma kërkon gjithëpërfshirje jo për çështje numrash, por si është dëshmi e një vullneti politik konstruktiv, ku çdo palë jep kontributin e saj”, u shpreh Ministrja Gjosha.

Ministrja theksoi se të gjithë janë  të vetëdijshëm që kjo reformë duhet të jetë e thellë, e mirëmenduar dhe do të mundësojë që Shqipëria të bëjë një hap tjetër përpara me procesin,  duke kërkuar në vijim një rekomandim për hapjen e negociatave”, u shpreh Ministrja Gjosha.

Ambasadori i Lituanisë, vlerësoi progresin e Shqipërisë me reformat në kuadër të procesit e integrimit. Ambasadori shprehu gjithashtu mbështetjen e Lituanisë, për ta parë sa më shpejt Shqipërinë pjesë të Bashkimit Europian.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency