Xhekpot 1.3 MLD $/ Amerikanët çmenden pas llotarisë

0
144

amerikaXhekpoti i rradhës, Powerbolli i rradhës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, këtë herë do të arrijë në 1.3 miliardë dollarë. Për këtë arsye, mijëra amerikanë në Nju Jork kanë provuar fatin, duke blerë bileta dhe duke zgjedhur kombninimin magjik të shifrave, në llotarinë më të madhe kombëtare të hedhur ndonjëherë në historinë amerikane.

Ky çmim është më i lartë i luajtur ndonjëherë në botë dhe mund t’i shkojë një bilete të vetme, thanë zyrtarë të llotarisë.

Shuma e llotarisë së mëparshme ishte 950 milionë dollarë por shuma rekord 1.3 miliardë dollarë i ka bërë njerzit të çoroditur, duke blerë dhjetëra e qindra bileta, për të provuar fatin.

“Unë luaj por jo vazhdimisht. Por mendoj se këtë herë është momenti për të luajtur. Ndoshta kam fat, ku i dihet” tha Evlyn Singh, e cila bleu biletë për vehte dhe vajzën e saj, në një stacion autobusi në Nju Jork.

“Luaj vetëm kur shuma është shumë e madhe” tha një tjetër lojtar, Benjamin Hassid.

“Thonë se më shumë shanse ke të të kafshojë peshkaqeni sesa të fitosh llotarinë. Shanset janë shumë të vogla” shtoi ai.

Valerio Luna tha se nuk e di cfarë do të bënte nëse do të fitonte, as se ku do ti çonte gjithë ato para.

“Wow janë shumë para. Janë tmerrësisht shumë. Se di. Por sigurisht do të më ndryshonin jetën” tha ai.

Llotaria kombëtare është diskutuar edhe në Uashington DC, ku gaetarët pyetën zëdhënësin e Shtëpisë së Bardhë Josh Earnest sesi presidenti Barack Obama ndihet rreth llotarisë.

“Nuk jam në dijeni nëse Presidenti Obama ka blerë apo jo ndonjë biletë” tha Earnest. Ai shpjegoi se vendimi për të luajtur në një llotari kombëtare është individual.

Nju Jork është vetëm një nga 44 shtetet plus Uashington Dc, ku luhet llotaria kombëtare.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency