Tentoi të vrasë me sëpatë kunatën, arrestohet në banesë 35 vjeçari

0
138

sopateNjë grindje në familje  mes kunatash për pak sa nuk ka përfunduar në tragjedi. Lytfi Skopeci 32 vjeç tentoi të vrasë me sëpatë kunatën e tij pas një sherri banal. Ngjarja ndodhi në fshatin Farret të Librazhdit. Ndërhyrja e policisë ka qenë e menjëhershme duke bërë të mundur parandalimin e krimit brenda në familje. Autori i dyshuar është arrestuar në flagrancë dhe është shoqëruar menjëherë në komisiariatin e Librazhdit ku u mor në pyetje për zbardhjen e çështjes. Sipas policisë Skopeci ka kanosur  me  sëpatë  kunatën  e  tij,  shtetasen  M.S,   vjeç  31  banuese  në  fshatin  Farret, në oborrin e shtëpisë së tij. Ka qenë ndërhyrja e menjëhershme e policisë ajo që bëri të mundur parandalimin e ngjarjes kriminale.  Ndaj  shtetases  M.S, vjeç   31,  banuese  në  fshatin  Farret  Librazhd,    u  plotësua  dhe  një  urdhër- mbrojtje,  pasi  bashkëshorti  i  saj,  shtetasi  F.S,  vjeç  40,  ka  ushtruar  dhunë  fizike  dhe  psikologjike  ndaj  saj. Nga   veprimet  e  para   hetimore, (sëpata)  u  sekuestrua në   cilësinë   e  provës  materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për  veprime  të  mëtejshme për veprën  penale  “Dhuna   në   familje”   parashikuar  nga neni   130/a  i    Kodit Penal.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency