Pellegrini: Manchester City im do të mbahet mend

0
123

PellegriniManuel Pellegrini është krenar për të gjithë kontributin që i ka dhënë Manchester Cityt gjatë këtyre dy viteve që klubi anglez ka qenë nën drejtimin e tij. Trajneri nga Kili rinovoi kontratën edhe për dy vite të tjera vetëm gushtin e shkuar, por sërish spekulimet medatike flasin për një zëvendësim të mundshëm të tij nga Pep Gauardiola. Trajneri i Bayernit duket se mund të transferohet pikërisht në Etihad gjatë kësaj vere. Gjithsesi, një fakt i tillë nuk e shqetëson aspak 62 vjecarin Pellegrini, i cili duket imun ndaj këtyre zërave duke u fokusuar vetëm tek sukseset e tij, sic konkretisht ai pretendon se është filozofia e tij e sulmuese që i ka dhënë frytet e saj gjatë këtyre dy viteve. “Për mua gjëja më e rëndësishme e këtyre dy viteve që kam drejtuar Manceshter Cityn është pikërisht stili i  lojës, të cilin e kam lënë të pandryshueshëm. Është një stil shumë tërheqës. Fansat e pëlqejnë sulmin mbi të cilin unë kam bazuar filozofinë time, ndaj do të vijojmë duke bërë më të mirën tonë. Është një taktikë loje që e reflekton më së miri të gjithë punën stërvitore që në bëjmë gjatë gjithë kohës. Të paktën ne jemi autentik edhe pse kritikat nuk kanë munguar, por nëse duam të fitojmë dhe të bëjmë mirë duhet të vijojmë të luajmë në këtë mënyrë, gjithmonë duke sulmuar”.  Në sezonin e parë që u ul në stolin e Cityt, Pellegrini e coi këtë skuadër drejt titullit  edhe pse nuk ja doli që ta ruante atë në vijjim, me Chelsean që u shpall kampion sezonin e shkuar. Njëkohësisht City vazhdon garen per League Cup, FA Cup dhe  Champions League dhe trajneri nga Santigo deklaron me bindje se nuk do të tentojë asnjë strategji tjetër apo sic mund të pretendohet nga disa, një lojë pak më në mbrojtje, në të gjitha këto kompeticione. “Futbolli sulmues prodhon një lojë shumë të bukur dhe kjo është ajo që meritojnë fansat. Nëse ke në dispozicion lojtarë të rëndësishëm me teknik të mirë atherë duhet të kesh dhe topin në zotërim e të japësh maksimumin pa u trembur nga asgjë. Është normale që ata duhet edhe të vrapojnë për të mbrotjur, por objektivi ynë është që të jemi gjithmonë sa më pranë portës së kundërshtarit”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency