Papa Francesku apel Shqipërisë, emëroni ambasador për në Vatikan

0
154

 

 

 

ppAmbasadorët e vendeve të tjera, Papa Francesku ka shprehur shqetësim që disa vende nuk përfaqësohen me ambasadorë. Në një shkrim lidhur me këtë aktivitet, Radio Vatikani, organi zyrtar i Selisë së Shenjtë, flet specifikisht për Shqipërinë, dhe faktin që ajo nuk ka një ambasador në Vatikan.

“Këtu, kujtojmë se Shqipëria, ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë më 7 shtator 1991, në rangun e Nunciaturës Apostolike për Vatikanin e të Ambasadës për Shqipërinë. Ambasadori i fundit i Shqipërisë pranë Vatikanit ka qenë Shkëlqesia e tij Rrok Logu, zëvendësi i tij, tashmë prej muajsh, në ambasadën e Shqipërisë pranë Vatikanit, ende nuk është emëruar.

Kështu, “vendi i shqiponjave”, siç e quajti Papa Françesku, Shqipërinë, gjatë vizitës së tij historike në Tiranë, më 21 shtator 2014, ende nuk përfaqësohet pranë Selisë së Shenjtë me një Ambasador…”, thuhet në lajmin e Radio Vatikanit.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency