De Biasi: Po abuzohet me rritjen e rrogës

0

de-biazi2Trajneri i kombëtares shqiptare Gianni de Biasi, pasi konfirmoi edhe një herë në Ora Skaner se nuk ka ndërmend të largohet nga stoli i skuadrës kombëtares, ka zgjedhur të përforcoj gjithcka nëpërmjet një deklarate për shtyp, ku shfaq edhe një farë irritimi ndaj spekulimeve të ndryshme në lidhje me shifrat e kontratës së tij. “Lexoj me keqardhje të madhe në mediat shqiptare lajme që lidhen me rinovimin e kontratës nga ana ime. Në dyvjetëshin e parë në drejtim të Kombëtares Kuq e Zi, vlera e kontratës sime ishte e barabartë me 4.2% të buxhetit vjetor të Federatës, duke u rritur në dyvjeçarin e dytë me 4.5% të buxhetit. Siç ju thashë, nuk kam firmosur materialisht një kontratë të re, por presidenti Duka, duke dashur të më vlerësojë, vendosi të më japë ekuivalentin e 4.4% të buxhetit të Federatës.. Shifrat që kam lexuar në gazeta kanë fare pak të bëjnë me realitetin objektiv, por sigurisht bëjnë sensacion tek opinioni publik dhe te tifozët kuqezinj dhe kjo më trishton shumë. Kjo është diçka që e konsideroj jo korrekte. Personat që realisht njohin faktet janë anëtarët e Komitetit Ekzekutiv, që natyrisht nuk mund të bëjnë publike asgjë. Këto ishi ndisa ekstrakte të deklaratës së Gianni de Biaist i cili ka dashur të sqarojë përfundimisht se si qëndron cështja e kontratës dukë shuar përfunsimisht të gjitha spekulimet mediatike dhe jo vetëm në lidhje me të ardhmen e tij në stolin e skuadrës tonë kombëtare.

Loading...