Olta Xhaçka: PD fabrikon çdo ditë akuza

0
139

 

 

olta-xhacka-PSPartia Socialiste i është kundërpërgjigjur akuzave të selisë për daljes e saj publike. Në një deklaratë drejtuar mediave, deputetja e majtë, Olta Xhaçka pohoi se në këto 2 vite qeveri, PD-ja vë kujën dhe bërtet për skandale, në një kohë që qeveria sipas saj është duke bërë punën e duhur. “Janë bërë dy vjet në opozitë dhe Partia Demokratike na ka mësuar tashmë të gjithëve se për çdo gjë që bën qeveria, SHQUP-i vë kujën dhe bërtet skandal. Por e vërteta është se sa herë Partia Demokratike flet për skandale, qeveria është duke bërë punën e duhur.

Aq shumë baltë hedhin çdo ditë, mbi çdokënd dhe çdo gjë, aq shumë akuza fabrikojnë vetë nga zyrat e Shqupit, sa që qeveria ndërtoi edhe një portal, transparenca.al, për t’i dhënë përgjigje baltës së tyre dhe për të informuar publikun. Por fakti është që Partia Demokratike as nuk ka ndërmend të dëgjoje, as nuk merr mundimin të lexojë përgjigjet, pas çdo dite ka gati një shpifje të re, ka gati të fabrikuar një akuzë të re. Gjithmonë në shërbim të strategjisë së tyre, hidh sa më shumë baltë se në fund diçka mund të mbetet.”, citohet në reagimin e PS-së. Më tej Xhaçka theksoi se prej muajsh Partia Demokratike ka ndërmarrë një fushatë baltosjeje ndaj biznesit vendas. “Një fushatë që nuk është parë e nuk është dëgjuar në asnjë vend të botës. Së fundmi, me sa duket, paskan vendosur të sulmojnë dhe baltosin edhe bizneset e huaja, që kërkojnë të investojnë para e të hapin vende të reja pune në Shqipëri. Kjo është partia ne emërtim demokratike! Aq demokratike sa nuk e ka për gjë as të sulmojë biznesin, as të sulmojë, shajë e baltosë edhe çdo person, gazetar, analist, çdokënd që mendon ndryshe nga ajo.”, përfundon deklarata.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency