Në përvjetorin e “Charlie Hebdo”/ Sulmi i dështuar në Paris, agresori ka qenë azilkërkues në Gjermani

0
137


ccPolicia gjermane tha se, personi që u vra nga oficerët francezë, ndërsa tentoi të sulmonte një rajon policie në Paris të enjten, kishte jetuar në një strehë për azilkërkuesit në Gjermani. Agjentët gjermanë kontrolluan ndërtesën në qytetin Recklinghausen, por nuk gjetën prova për sulmin. Nuk është e qartë, nëse personi në fjalë mbërriti në Gjermani me valën e madhe të emigrantëve në 2015-n. Ai u vra në përvjetorin e sulmeve ndaj “Charlie Hebdo”, ndërsa i veshur me një jelek eksploziv të rremë dhe i armatosur me një hanxhar tentoi të sulmonte rajonin e Policisë. Një letër e gjetur në trupin e tij kishte flamurin e Shtetit Islamik dhe justifikonte sulmin si hakmarrje ndaj operacioneve franceze në Siri. Policia gjermane tha se, personi në fjalë kishte vizatuar një simbol të Shtetit Islamik në murin e një dhome në strehën për emigrantët. Origjina e tij nuk është e qartë, pasi i ndaluar disa herë nga policia gjermane dhe ajo franceze, ai u kishte deklaruar se ishte një herë maroken, më pas tunizian, sirian dhe gjeorgjian. Kjo nuk është hera e parë, që sulmet e Shtetit Islamik lidhen me të dyshuar që hiqen si emigrantë. Dy prej kamikazëve të sulmeve të 13 nëntorit në Paris besohet se mbërritën në ishull grek Lesbos në tetor dhe udhëtuan përmes Europës me emigrantë dhe refugjatë të tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency