Ja tre propozimet e reformës në drejtësi që nuk pranohen nga maxhoranca

0
1060

drejtesiaaaaaTri janë kërkesat që kanë propozuar ekspertët e demokratëve për të vazhduar diskutimet mbi draftin e reformës në drejtësi. Zgjedhja me konsensus e drejtuesve të lartë të drejtësisë, diskutimi mbi një draft të përbashkët dhe ndryshimi i tryezës së diskutimeve nga nivel teknik në atë politik. Konfirmimi vjen nga eksperti i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi, i cili, duke komentuar ndërprerjen e bisedimeve nga ana e grupit të opozitës për reformën në drejtësi, theksoi se palët duhet të diskutojnë mbi njërin draft. Së pari, dy grupet e ekspertëve duhet të diskutojnë dhe të arrijnë akordin për secilën pikë dhe pasi të kenë arritur kompromisin për të gjithë draftin t’a dërgojnë atë në Komisionin e Venecias. Dhe jo siç propozon mazhoranca që të dërgohen dy drafte. Një nga kërkesat e tyre është dhe garantimi i moskapjes politike të reformës. Komisioni i Venecias e ka vënë në diskutim këtë çështje, duke u shprehur se në kushtet politike në Shqipëri, nuk garantohet pluraliteti brenda këtyre organeve. Dhe rekomandojnë të gjenden zgjidhjet e duhura. Qëllimi i mazhorancës është që të dilet me dy drafte. Po nëse bëhet fjalë për dy drafte atëherë pse të bëhet një mbledhje e përbashkët kur secili mund të punojë më vete për hartimin e draftit. Kjo nuk është ajo për të cilën po përpiqemi. Puna jonë si ekspertë është të ulemi të diskutojmë për të gjetur një zgjidhje, dhe të mos qëndrojmë stoikë në vendimet tona”, u shpreh eksperti i PD-së. Bardhi tha se një tryezë politike diskutimesh mund të jetë zgjidhje, pasi një tryezë teknike deri më tani nuk ka dhënë rezultat.“Ekspertët e mazhorancës kanë marrë urdhër t’i qëndrojnë besnikë dhe stoikë qasjes së tyre. Kjo është ngecje e procesit, dhe shkak për këtë janë ekspertët e mazhorancës”, tha Bardhi. Reagimi i PDsë Ndërkohë sipas deklaratës së Partisë Demokratike, bisedimet mes mazhorancës dhe opozitës për reformën në drejtësi kanë dështuar për shkak të mungesës së konsensusit për votat që duhet të zgjedhin anëtarët e Këshillit të Lartë të Gjyqësorit dhe institucioneve të tjera të drejtësisë. Në deklaratën e PD-së, lëshuar pas mbledhjes së djeshme në Kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë mbi ndryshimet kushtetuese thuhet se mazhoranca nuk lëshon pe nga qëndrimi që zyrtarët e lartë të institucioneve të drejtësisë të kandiduar, të miratohen në Kuvend, me 3\4, ndërkohë që opozita kërkon që këto të zgjidhen me shumicë kushtetuese, prej 93 votash. Palët ndahen gjithashtu edhe për variantet e mekanizmave zhbllokues të zgjedhjeve së anëtarëve të gjyqësorit nga Parlamenti. Sipas demokratëve, edhe pse ishte rënë dakord parimisht për të reflektuar mbi këtë çështje, që në fillim të mbledhjes së djeshme, ekspertët e caktuar nga mazhoranca, kanë refuzuar të analizojnë këtë propozim. Sipas ekspertëve demokratë, ata kanë shprehur “vendosmërinë e tyre për të mos marrë në vlerësim asnjë alternativë që siguron moskapjen politike të sistemit të drejtësisë, pavarësisht qëndrimit të prerë të mbajtur nga Komisioni i Venecias mbi këtë çështje”. “Duke parë vendosmërinë e ekspertëve të mazhorancës për të mosreflektuar rekomandimet e Komisionit të Venecias, si dhe mosvlerësimin e mundësive për zgjidhje të mundshme kompromisi dhe të përbashkëta, ekspertët e Partisë Demokratike u ndodhën në pamundësi për të vijuar diskutimet në një mbledhje të përbashkët, që nuk ofron asnjë mundësi për zgjidhje të përbashkëta”, thuhet më tej në deklaratën e PD-së.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency