Dalin imazhet e para nga arratia e atentatorit të sulmeve në Paris

0
142

Una delle prime immagini della fuga di Salah Abdeslam, tratte da un video della sorveglianza, svelate oggi da BFM-TV, 11 gennaio 2016. ANSA/TV +++ATTENZIONE LA FOTO NON PUO? ESSERE PUBBLICATA O RIPRODOTTA SENZA L?AUTORIZZAZIONE DELLA FONTE DI ORIGINE CUI SI RINVIA+++

Këto janë fotot e para të arratisë së Salah Abdeslam, anëtarit të komandës së atentateve të 13 nëntorit në Paris.

Në pamjet e mbikëqyrjes me video, të nxjerra sot nga BFM-TV, shihet terroristi në një pikë karburanit në kufi me Belgjikën disa orë pas masakrës.

Ishte ora 9.45 e mengjesit. Salah duhet i qetë, me duar ne xhepa. 12 orë më parë kishte marrë pjesë në atentatet e përgjakshme që shkaktuan vdekjen e 130 personave nëpër lokalet e Parisit dhe në Stade de France.

Përkrah tij janë dy miqtë që nga Brukseli shkuan ta merrnin natën në Paris për ta rikthyer në Belgjikë, Mohammed Amri, i fotografuar teksa mbush Golfin me karburant dhe Hamza Attou, 21 vjeç.

Sipas avokatit të njërit prej bashkëpunëtorëve, që të tre sapo kishin tymosur një cigare me marijuanë. Gjatë udhëtimit Paris-Bruksel policia i ndali tre plot herë, por në të treja rastet i la të lirë që të largoheshin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency