Standard.al

Plumba drejt lokalit plot me klientë pranë 21-dhjetorit

 

 

113322Zbardhen detaje të reja mbi ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën e Kavajës, pranë 21-dhjetorit. Lapsi.al mësoi e nga një automjet në lëvizje është qëlluar disa herë drejt një personi të ulur në një lokal të zonës. Në makinë janë parë dy të rinj ndërsa janë dëgjuar 7-8 të shtëna. Burime në vendin e ngjarjes thanë se askush nuk është lënduar nga plumbat, përveç një personi që e kanë goditur xhamat e thyer. Klientët janë përfshirë nga paniku pasi ngjarja ndodhi rreth orës 17.30 kur zona është mjaft e populluar. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa ka sekuestruar disa gëzhoja pistolete.

Comments are closed.