Pas përmbytjeve /PD: Qeveria nuk u ka ardhur në ndihmë banorëve , janë lënë në mëshirë të fatit

0

 

 

llPartia Demokratike ka reaguar ditën e somte nëpërmjet anëtares së Këshillit Kombëtar, Reila Bozdo e cila ka dalë në një deklaratë për shtyp lidhur me situatën e krijuar në vend nga reshjet e ditëve të fundit.

Sipas saj qeveria ende nuk ka një plan se si do shpëtojë qytetarët dhe zonat e përmbytura, askish nga qeveritarët nuk ka shkuar të vizitojë këta banorë dhe të shikojë nga afër situatën.

Deklarata e plotë:

 

Qytetarët po vazhdojnë të vuajnë pasojat e përmbytjeve dhe ndërkohë që reshje të reja kanë nisur, qeveria nuk ndërhyn dhe nuk jep zgjidhjet që i takojnë asaj.E rëndë mbetet situata sidomos në Shijak dhe Lushnje dhe në fshatrat e këtyre zonave.Janë shembur 2 ura në Shkumbin duke izoluar rreth 6 mijë banorë në fshatrat Gryksh i Madh, Shezë, Trash dhe Petisht.Banorët në Katund dhe në Sukth janë ende pa kushtet minimale, pa ushqim, e orendi, dhe janë shprehur para medias se askush nga qeveria nuk ka shkuar ti takojë.Por kudo nga Veriu në Jug, ka ndërprerje energjie, dëmtime rrugësh, dhe fshatra të tërë të izoluar e me mungesa bazike në ujë dhe ushqime.Megjithë nevojën që kanë qytetarët për ndërhyrje urgjente, Edi Rama vazhdon me konvalishencën e tij nën efektet e pushimeve luksoze në Majemi.Pasi ka zhdukur tre herë në prag të tre dimrave rreth 12 milionë dollarë të destinuara për kanalizimet, Edi Rama refuzon të marrë masa e të vlerësojë me seriozitet zonat e përmbytura, pasurinë e dëmtuar të mijëra familjeve.Ky është viti i tretë që Edi Rama jo vetëm është përgjegjës për përmbytjet, duke hequr fondet për kanalizimet e duke i dhënë si pako dhuratë për klientelën e tij, por nuk mban asnjë përgjegjësi edhe pasi përmbytjet ndodhin.Ai shfaqet gjithnjë pasi del dielli, ose pasi kthehet prej pushimeve duke fajësuar të tjerët.Kjo arrogancë dhe pashpirtësi e Edi Ramës, do të marrë përgjigjen e merituar nga qytetarët, nga banorët e tradhëtuar e të lënë në mëshirë të fatit prej tij.