Egjipt / Zbulohet varri mitik i “Zotit të nëntokës”

0
163

 

vaNjë zbulim i mahnitshëm është bërë nga një ekip i arkeologëve spanjoll dhe italian në Egjipt.Sipas këtij ekipi të arkeologëve besohet se është zbuluar varri i lashtë i Osiris-it, që në mitologjinë egjiptiane njihet si “Perëndia i të vdekurve”.Varri u gjet në varrezat e Sheikh Abd el-Qurna, në Thebes, transmeton GazetaExpress.Kompleksi i varrit është një strukturë e madhe që përfshin dhoma të shumta boshe. Ai përbëhet nga një sallë masive e cila mbështetet në pesë shtylla dhe ka një palë shkallë që çojnë në kompleksin e poshtëm të dekoruar me gdhendje të Osiris-it.Dhoma e funeraleve ka gjithashtu gdhendje nëpër mure që shfaqin demonë, që sipas ekipit arkeologjik, ishin vendosur për mbrojtjen e trupit të të ndjerit.Varri është i ndërtuar rreth statujës së Perëndisë prej smeraldi, që është rreth 9 metra e lartë dhe që ka një bosht të gjatë të prerë në të. Ky bosht të çon në një dhomë tjetër të zbrazët, e cila, nga ana tjetër, ka rreth 6 metra bosht të gjatë që lidhet me dy dhoma të tjera.Më poshtë mund ta shihni një skicë që tregon strukturën e varrit të Osiris:

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency