Standard.al

Dukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, festoi ditëlindjen

duDukesha e Kembrixhit, Kate Middleton, festoi 34 vjetorin e lindjes. Ajo lindi në Reading, Britaninë e Madhe, nga një baba ish-pilot dhe një nënë stjuardesë, të cilët u bënë të pasur në vitin 1987, pasi ndërtuan kompaninë “Party Pieces”, që shiste artikujt për fëmijë on-line.

Kate festoi ditëlindjen e saj me bashkëshortin dhe dy fëmijët George, 2 vjeç e gjysmë dhe me Charlotte 9-muajshe.

Ajo gjithmonë është njohur si një ikonë bukurie dhe elegance, sepse edhe pse nënë e dy fëmijëve, Kate ruan ende linjat e saj perfekte.

Comments are closed.