Alban Skënderaj ankohet për rritjen e çmimit të naftës

0
123

 

alAlban Skënderaj ka vënë në pah çmimin e lartë të naftës në Shqipëri në raport me vendet tjera të rajonit, madje edhe me vendet e pasura të Bashkimit Evropian.

“Dalim pak jashtë muzikës me ketë status se jeta edhe nga ne artistët kërkon vëmendje e dedikim në tema të tjera të rëndësishme”.
“Para disa ditësh mu desh të isha brenda tri ditësh në tri shtete dhe një miku im me sy shumë të mprehtë më bëri të vëzhgoj disa dallime shumë të përditshme, por domethënëse dhe jetike!”.
“Vetëm në pak kilometra distancë nga Shqipëria në Maqedoni, nafta gati e përgjysmuar në çmim!!?? Shqipëri 169 lekë, Maqedoni rreth 103 lekë”.
“Tani, mirë që jemi kaq shumë më të pasur se Maqedonia, por që ia kalonim dhe Gjermanisë, këtë s’e dija! Shqipëri 169 lekë – Gjermani rreth 133 lekë! Si ka mundësi? Ka ndonjë që e shpjegon këtë?”, shkruan në postimin e këngëtarit, të cilit ia ka bashkëngjitur fotografinë e mëposhtme.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency