Shkodër/Prezantohet projekti “LëvizAlbania”, mbështetur nga Zvicëra

0

 

Loading...

l“LëvizAlbania”, një projekt i mbështetur nga qeveria zvicerane që synon të ketë një efekt katalizator për demokracinë vendore në Shqipëri, u prezantua të premten në Shkodër, në prani të autoriteteve lokale dhe me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të qeverisë shqiptare, ambasadës së Zvicrës dhe shoqërisë civile. Kryetarja e bashkisë Shkodër, Voltana Ademi, në fjalën e saj e konsideroi prioritet mbështetjen dhe partneritetin me organizatat në nivel lokal për promovimin e demokracisë vendore, me qellim një vendimarrje më të mirë, përmes kërkesës dhe llogaridhënies së ndërsjellë. Në këtë kuadër, tha ajo, “LëvizAlbania” duke u lancuar sot në Shkodër gjen vendin dhe hapësirën e duhur, pasi  qytet mban vendin e parë për veprimtarine e shoqërisë civile. “Kjo Lëvizje ndihmon në zhvillimin e territorit përmes një demokracie vendore të domosdoshme, kjo në kuadër dhe të reformës territoriale, që meriton vëmendje me partneritetin e duhur lokal”, u shpreh kryebashkiakja Ademi. Ambasadori zviceran në Tiranë Christof Graf vlerësoi projektin dhe partneritetin me qeverinë shqiptare për realizimin e investimeve që i shërbejnë ‘konsolidimit të demokracisë në nivel lokal’. “Demokracia nis në nivel lokal, nis në vendin, qytetin dhe komunitetin ku jeton, dhe besoj se projekte të tilla i shërbejnë një qeverisje më të mirë”, u shpreh Graf. Në fjalën e tij zv/kryeministri Niko Peleshi tha se qeveria e sotme që kur ka ardhur në pushtet e ka zhvendosur fokusin e vëmendjes tek pushteti vendor, pa folur ende për demokraci lokale, por duke u ndalur tek projektet  e zhvillimit të qyteteve, përmes mbështetjes me teknologji informacioni. “Do të mbështesim çdo bashki të Shqipërisë me projektet e veta zhvillimore, ashtu si kemi nisur me stadiumin e Shkodrës, do të mund të bëjmë realitet dhe projekt-ide të tjera që do të kthehen në realitet nga kryetari i bashkise. ‘LëvizAlbania’, projekti që financohet nga Ambasada zvicerane në Shqipëri, është përkufizimi për ‘demokracinë vendore’, vendimmarrje gjithëpërfshirëse dhe mbikëqyrje te qeverisjes vendore. Ky projekt sjell transparencë dhe përgjegjshmëri më të madhe, si dhe shërbime publike të përmirësuara. LëvizAlbania mbështet demokracinë vendore në të gjithë vendin nëpërmjet kultivimit të një shoqërie civile vendore me bazë në komunitet, qe ka ndikim dhe nxit kërkesën për qeverisje të mirë. Në të njëjtën kohë, përmes saj do të ndërmerren projekte strategjike dhe veprimtari avokatie në nivel kombëtar, për të mundësuar krijimin e një mjedisi që do të nxiste një demokraci vendore më të mirë dhe të qëndrueshme.

 

Loading...