Profesionet e preferuara/Cilat vende ofrojnë punësim në Evropë, shanset për shqiptarët

0
147

 

 ssEdhe për vitin 2016 tregu i punës në Evropë ka listuar disa prej profesioneve më të kërkuara. Infermierët, mjekët, kujdestarët, blegtorët dhe bujqit, punëtorët e ndertimit dhe inxhinierët elektrikë, si dhe punonjësit në sektorin e turizmit, duke përfshirë kamerierë të kualifikuar dhe kuzhinierët, këta do të jenë profesionet më t ëkërkuara edhe për këtë vit, në vende si Gjermani, Danimarka, Zvicra, Austria, Suedia, etj. Sipas Qendrave të Punësimit në Kroaci, Bullgari, Serbi e Rumani, këto profesionistë i mungojnë tregut të punës në Europë dhe kërkohet vazhdimisht fuqi punëtore nga vendet e Europës Juglindore dhe posaçërisht nga Ballkani. Por thembra e Akilit si gjithmonë janë gjuhët e huaja. Në pothuajse 80 për qind të rasteve janë të nevojshme aftësitë gjuhësore, 61 për qind të punëdhënësve kërkojnë nga punëtori njohuri të avancuara të gjuhës angleze, ndërsa 21 për qind të gjuhës gjermane.

Punë në Gjermani
Gjermania ka nevojë më së shumti për kujdestarë të të moshuarve dhe fëmijëve. Po ashtu ka kërkesa të shumta për profesionistë ën fushën teknike, por edhe për profesione si elektricistë apo hidro-teknikë.

Suedi
Ndërsa në Suedi, kërkesat më të shumta janë në fushën e ndërtimit dhe në turizëm. Kërkesat më të shumta janë për kuzhinierë dhe muratorë.

Austria
Austria ka të zhvilluar turizmin dimëror, gjatë të cilit, rritet nevoja për kamerierë të kualifikuar dhe kuzhinierë.

Norvegjia
Norvegjia ka nevojë për profesionistë të eksplorimit të naftës dhe gazit. Kërkohen edhe inxhinierë dhe teknikë të ndërtimit, profesionistë në IT, kuzhinierë dhe furrtarë.

Zvicra
Pjesa zvicerane pranë kufirit me Francën në traditë mbeten punimi i orërave, ndaj në këtë zonë gjithnjë e më tepër po kërkohen profesionistë të kësaj fushe.

Danimarka
Në rajonin kufitar të Danimarkës dhe Suedisë (Lugina Medicon) është e përqendruar në industrinë farmaceutike dhe bioteknologji, ku është rritur edhe kërkesa për punëtorë në këtë sektor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency